Sot po mbahet dita e tretë e garës së precizionit me parashuta në kuadër të edicionit të 15-të të "Korça Open Air". Pas përfundimit të dhjetë raundeve sot do të zhvillohet dhe faza përfundimtare e garave.
Gara ka nisur në orën 08:00 dhe do të përfjë në orën 18:00 ku do të mbahet ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve në Pazarin e Ri në Korçë, ku do të shpallen pilotët fitues të këtij edicioni ndërkombëtar.
Kulmi i aktivitetit pritet të jetë në orën 14:00. CNA TV ka transmetuar live spektaklin që është dhuruar sot për të tretën ditë në qiellin e Korçës.
Kategoritë e pikëzimit dhe Çmimet
-PGA Përgjithshme
-PGA Femër
-PGA Junior
-Master i PGA-s
-Renditja e Ekipit PGA
-Kampionati Kombëtar PGA Individual (KUPA E KOMBIT)
-Fituesit e Kampionatit Kombëtar PGA PGA 2026
-Fituesit e Kampionatit Kombëtar PGA PGXC 2026
-Fituesit e Kampionatit Kombëtar PGA PPG 2026
Korça Open Air synon të promovojë sportet ajrore, të inkurajojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të shfaqë atraksionet sportive dhe kulturore të Korçës, duke ofruar një përvojë emocionuese për pilotët, spektatorët dhe komunitetin vendas./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

