Lajme Zone
Heshtja kriminale ndaj korrupsionit të Irfan Hysenbelliut/ Gjergj Luca “dush të ftohtë” opinionstëve dhe mediave
EkonomiCNA

Heshtja kriminale ndaj korrupsionit të Irfan Hysenbelliut/ Gjergj Luca “dush të ftohtë” opinionstëve dhe mediave

Në 30 tetor, në orën 14:00 CNA.TV dhe CNA.al publikuan një...

Në 30 tetor, në orën 14:00 CNA.TV dhe CNA.al publikuan një video bombë, e cila zbërtheu të gjithë piramidën e korrupsionit të Irfan Hysenbelliut, se si ky i fundit kërkon t’u marrë shqiptarëve nga 300-600 milionë euro, nëpërmjet padive në Gjykatat e Arbitrazhit në Londër apo Paris.

Një video ulëritëse e cila tregon kapejn e drejtësisë nga Irfan Hysenbelliu, se si mbyllen çështjet nga prokurorët në Shqipëri deri te gjyqtarët ndërkombëtarë, që nga korruptimi i zyrtarëve të shtetit shqiptar deri te faturat fiktive dhe reklamat në media, që nga sulmet dhe shantazhet ndaj zyrtarëve te problemet e Irfanit që zgjidheshin me një telefon. VIDEO EKSKLUZIVE/ Zbërthehet piramida e krimeve të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:00 Kjo video e cila tregon fytyrën kriminale të Irfan Hysenbelliut që përdor pushtetin e medias për interesat e tij, ky rast, nëse do të kishte ndodhur kudo në botë apo Europë do të kishte shkaktuar shumë zhurmë, do të kishte sjellë shumë reagime, do të ishin marrë masa për korrupsioinin që po kryhej, për aferat dhe skandalet, në Shqipëri nuk ndodhi.

Edhe pse video ishte ulëritëse asnjë media nuk foli për korrupsionin e Irfanit, për faktin se si kërkonte të zhvaste 300-600 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve në arbitrazhin ndërkombëtar. Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut dhe heshtja e mediave

31 Tetor, 10:57 Heshtja kriminale e mediave dhe analistëve për këtë rast ka irrituar dhe biznesmenin e sipërmarrësin Gjergj Luca.

Ai thekson se ka pritur gjatë këtyre ditëve të kishte një reagim nga analistët apo mediat por kjo nuk ka ndodhur.

Luca e quan Irfanin kapon e mediave, “burrin më të ndershëm” të tallavasë së mediave shqiptare.

Biznesmeni thotë se opinionistët interesaxhinj që nuk reagojnë në këto raste kur korrupsioni është ulëritës, kanë bërë shkollën shqiptare të tallavasë së mediave dhe kanë ecur duke grabitur, duke vjedhur, duke dezinformuar, duke i vënë gjoba biznesit, duke i vënë gjoba administratës, duke i vënë gjoba politikës, për t'u pasuruar, njësoj si Irfani.

Sipërmarrësi nënvizon se këta zagarë të mediave, që kanë ardhur edhe nga jashtë, kanë hapur fakultetet e vjedhjeve, të hajdutërisë, të poshtërsisë në Shqipëri. “Përshëndetje shoku Irfan, si mu gdhivee? Pasi prita të gjithë këta pronarët e mediave, kolegët e tu që të dilnin dhe të bënin ndonjë prononcim, sepse me thënë të drejtën atë që pamë, nuk është problemi jot Irfan. Se ti ke qenë, edhe me thënë të drejtën unë e them dhe publikisht, burri më i ndershëm i tallavasë së mediave shqiptare.

Por këta nuk dolën me thënë asnjë fjalë mor zotëri. Këta që dalin dhe i bien telefonit ty dhe gërthasin, "sa mirë ja bëre filanit," "si i the filanit," "ah po çfarë zagari, e meritonte ai, se s'na ka mbaruar asnjë punë." "Po bjerini dhe atij tjetrit mor burrë, pse nuk i bini dhe atij tjetrit, se dhe ai tjetri është pleh."

Të gjithë këta Irfan, ku janë Irfan, ku janë këta? Që ty të kanë karikuar dhe të kanë mbajtur në ajër, që sa herë ka pasur ndonjë problem për t'i rënë qeverive të ndryshme, të kanë vënë ty përpara.

Ku janë këta analistët Irfan, ku janë këta? Ku janë këta që dalin dhe marrin në analizë çdo gjë dhe nuk thonë një fjalë për ty, që te Neës 24-a kanë filluar të gjithë fillesat e këtyre analistëve tonë të famshëm e këtyre analistëve që janë burra kaq të mençur, sa gjithmonë kanë qëlluar kur janë marrë me drejtimin e Shqipërisë tonë dhe kur janë marrë me problemet e Shqipërisë tonë.

Ku janë këto Irfan? O Irfan, o kapteri Irfan, miku im, kapteri Irfan. Unë jam peshkatar Irfan, e grisa diplomën. Ndërsa ti, pa diplomë, kapter, doje të bëheshe bosi i mediave. Irfan, je burrë shumë i mirë. Por këta kolegët e tu, që kanë ardhur dhe kanë instaluar mendësinë e mediave shqiptare, e di sa zagarë kanë mbajtur aty te dera, të lidhur me zinxhirë?

Dy, tre, katër. Dhe ja kanë zgjidhur zinxhirin dhe i kanë thënë: "Kapo filanin, kapoje!" Dhe vetë kanë ecur si prifti, si prifti në altar, duke pritur që viktima t'i vijë dhe t'i thotë, "aman o burrë, ma hiq këtë artikull. Aman o burrë, ma hiq këtë filmim. Aman o burrë, thuaji atij gazetarit të mos merret me mua se është duke shpif." Çfarëdo. Dhe prifti në krye të televizionit i thotë: "Për zotin, nuk e komandoj dot mor burrë. Si unë nuk e komandoj dot, çfarë do prej meje? Do të të jap reklamë? Po nuk e komandoj dot mor burrë, sepse të ikin gazetarët, janë të lirë në mentalitetin e tyre, nuk urdhërohen prej meje. Po ti bëji ndonjë reklamë, bëji ndonjë reklamë, jepi katër-pesë milionë në muaj, se nuk të kushton gjë, e unë do mhem ta bind." E kështu, këta miqtë e tu Irfan, kanë bërë shkollën shqiptare të tallavasë së mediave. Dhe kanë ecur duke grabitur, duke vjedhur, duke dezinformuar, duke i vënë gjoba biznesit, duke i vënë gjoba administratës, duke i vënë gjoba politikës, për t'u pasuruar Irfan. Dhe sa herë ka pasur ndonjë histori të madhe, të kanë vënë ty përpara Irfan. Të kanë vënë ty përpara duke të thënë: "je më i ndjekuri, je më i forti, bjeri filanit!" Dhe vetë kanë ecur si skutha, kanë ecur si hurja hipa, Irfan. Ku i ke Irfan ata zotërinjtë, opinionistat, që kanë dalë nga studiot e tua dhe helmojnë non-stop gjithë Shqipërinë? Pse s'dalin sot të thonë një fjalë për Irfanin?

Irfan, je burri më i ndershëm i mediave shqiptare, i tallavasë shqiptare, i portaleve shqiptare, sepse ke dalë dhe je përballur dhe ke pasur kurajon të përballesh në çdo kënd. Pavarësisht që shpeshherë e ke pasur gabim, po ke pasur shpeshherë edhe të drejtë Irfan, kupton? Dhe tashti ata të gjithë qeshin me ty Irfan dhe thonë: "Shihe Irfanin si ngeli, po ne jemi të ndershëm, s'jemi si Irfani." Sepse nuk i eci sharra të ky tjetri, te ky i gjati, Irfanit! Dhe vetë rrinë si skutha Irfan. E kupton Irfan se kush je ti dhe kush janë këta zagarë të mediave, që kanë ardhur edhe nga jashtë, dhe kanë hapur fakultetet e vjedhjeve, të hajdutërisë, të poshtërsisë në Shqipëri, dhe të bëjnë viktimë ty Irfan. Pse? Sepse je autodidakt, je si puna ime.

Nga regjisor peshkatar, ti nga kapter, kapo i mediave. Respekte Irfan. Derën e Gjergj Lucës e ke hapur, kudo që është emri im. Sepse të respektoj, të dua fort, se je vetvetja. Pavarësisht se shpeshherë nuk ke të drejtë, po ke dhe shpeshherë shumë të drejtë. Respekte Irfan”, është mesazhi i biznesmentit Gjergj Luca për Irfanin dhe opinionistët dhe mediat që me heshtjen e tyre kriminale janë bërë pjesë e krimit të Irfan Hysenbelliut./ CNA View this post on Instagram A post shared by CNA TV (@cnatv.lajme) Hysenbelliu keqpërdor pushtetin e medias/ “Dy ditë lajm i parë, rrënohesh, ose rritesh” 1 Nëntor, 09:41 Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut dhe heshtja e mediave

31 Tetor, 10:57 INVESTIGIMI I PLOTË/ Të gjitha përfitimet dhe pazaret kriminale të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:37 VIDEO EKSKLUZIVE/ Zbërthehet piramida e krimeve të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:00 INVESTIGIMI/ Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 11:27 Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët 29 Tetor, 10:58 Skandale dhe afera/ Një tjetër mashtrim nga Irfan Hysenbelliu

28 Tetor, 12:08 Rama degjeneron Irfan Hysenbelliun: Duhet të jetë para drejtësisë, janë kapicë dosjet për evazion fiskal

19 Tetor, 08:56 Të vërtetat e Ramës për Irfan Hysenbelliun

18 Tetor, 10:29 Paratë e inceneratorëve, Onkologjiku dhe Fane Kapteri 7 Tetor, 11:39 Festa e Birrës dhe Fane birra

15 Gusht, 15:02 Ish-ministri i Brendshëm këndon nga dritarja e Irfanit

10 Gusht, 21:09 Irfan Hysenbelliu i “zhytur” në borxhe/ Zbulohet shifra marramendëse që i detyrohet Tatimeve 2 Gusht, 20:56 Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit

21 Korrik, 14:04 Irfan mashtruesi kundër shtetit

20 Korrik, 15:45 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.