Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbardhjes së 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit tetor.
Përmes një njoftimi, Policia thotë se 2 autorët vodhën në 4 markete e lokale brenda një jave shuma parash dhe sende me vlerë.
Të dy autorët janë banues në Kavajë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që këta 2 persona mund të kenë kryer. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Durrës

