Lajme Zone
Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Aksidenti është regjistruar rreth mesnatës, ndërsa i dëmtuari është banues në fshatin Gjonomadh. Për shkak të plagëve të marra, 41-vjeçari është transportuar drejt Tiranës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndër

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Aksidenti është regjistruar rreth mesnatës, ndërsa i dëmtuari është banues në fshatin Gjonomadh.

Për shkak të plagëve të marra, 41-vjeçari është transportuar drejt Tiranës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.