Lajme Zone
Nga rrugë kalimi në kantier ndërtimi, qytetari denoncon kullën e re pranë SPAK-ut
SportJOQ Albania

Nga rrugë kalimi në kantier ndërtimi, qytetari denoncon kullën e re pranë SPAK-ut

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për ndërtimin e një kulle të re në rrugën “Jordan Misja”, shumë pranë ambienteve të SPAK-ut, e cila, sipas tij, pritet të ngrihet më pak se 5 metra larg një pallati ekzistues.

Sipas denoncimit, paraditen e sotme, rreth orës 08:00, në këtë hapësirë po kryheshin punime për marrjen e kampioneve të dheut, në atë që qytetari dyshon se është faza paraprake përpara nisjes së gërmimeve dhe ndërtimit.

Qytetari ngre pikëpyetje edhe mbi historikun e kësaj hapësire, e cila më parë ka shërbyer si rrugë kalimi, më pas është përdorur si parkim privat dhe tashmë, sipas tij, pritet të shndërrohet në kantier ndërtimi për një kullë të re.

Shqetësimi kryesor lidhet me distancën tepër të vogël nga pallati ekzistues dhe pasojat që mund të ketë ky ndërtim për banorët. Si do të garantohet hapësira e nevojshme mes dy objekteve? Ku do të kalojnë banorët dhe si do të sigurohet akses për mjetet e emergjencës, si ambulancat dhe zjarrfikëset?

Banori denoncon gjithashtu përkeqësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës në zonë, për shkak të betonizimit, pluhurit dhe zhurmave të shumta në çdo orë të ditës dhe të natës.

Përmes këtij denoncimi, kërkohet transparencë nga institucionet përgjegjëse lidhur me lejen e ndërtimit, respektimin e distancave ligjore nga pallati ekzistues, statusin e hapësirës që më parë shërbente si rrugë kalimi, si dhe garantimin e sigurisë dhe aksesit për banorët.

A po respektohen kriteret urbanistike dhe siguria e banorëve në këtë projekt ndërtimi?