Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?


Deputeti demokrat Igli Cara, përmes një deklarate për mediat, ngriti shqetësimin për 2800 tonë mbetje toksike, të cilat prej dy vitesh ndodhen në territorin e bashkisë Durrës.

Deputeti demokrat Igli Cara, përmes një deklarate për mediat, ngriti shqetësimin për 2800 tonë mbetje toksike, të cilat prej dy vitesh ndodhen në territorin e bashkisë Durrës. Ndërkohë prej fundit të muajit mars ato janë depozituar pranë një biznesi privat në zonën e Shënvlashit, shumë pranë sitit të ri të banimit, ku janë strehuar të pastrehët e tërmetit. Gjatë deklaratës, Cara iu drejtua me disa pyetje direkt kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe Ministrisë së Mjedisit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb