Lajme Zone
21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit
PolitikëEuronews Albania

21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor. Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale. Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali. Njoftimi i plotë: Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët: * 8 efektivë të Policisë; * 10 protestues, mes tyre 3 të mitur; * 3 kalimtarë. Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë. Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën. Spitali rajonal Vlorë – 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin) – 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin) Spitali rajonal Lezhë – Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin) Protestat studentore në vend, AMP: Po verifikojmë çdo shkelje ligjore nga punonjësit e policisë