Qytetarët pas fjalimeve te Kryeministria marshuan në rrugët e Tiranës. “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët” është një prej thirrjeve që ka jehuar në Tiranë gjatë marshimit të qytetarëve në protestën e 107-të në vend. Ndërsa mbërritën në bllokun e Sigurisë, në rrugën Mine Peza, shprehën mbështetjen për protestuesit e ndaluar. Më pas vijuan marshimin drejt Prokurorisë së Tiranës. Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar revoltën, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si një kërkesë të panegociueshme. Marshimi në kryeqytet ka vijuar nën thirrje dhe pankarta të ndryshme, ku ndër të tjera shkruhet: “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, “Shqipëria po bën revolucion” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”. Protestuesit kanë përsëritur mesazhet e tyre kundër qeverisë, ndërsa marshimi vijoi në rrugët e Tiranës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
