Lajme Zone
Zyrtarët nga RMV, financime të dyshimta? Protesta, Leka: Përfshirja e tyre tregon se politika maqedonase është shumë prapa
PolitikëABC News Albania

Zyrtarët nga RMV, financime të dyshimta? Protesta, Leka: Përfshirja e tyre tregon se politika maqedonase është shumë prapa

Analisti Martin Leka deklaroi se ndalimi i zyrtarëve maqedonas në kufi me dyshimin se janë përfshirë në protestën e 4 korrikut ku pati dhunë, tregon se politika maqedonase është shumë prapa.

Analisti Martin Leka deklaroi se ndalimi i zyrtarëve maqedonas në kufi me dyshimin se janë përfshirë në protestën e 4 korrikut ku pati dhunë, tregon se politika maqedonase është shumë prapa.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Leka u shpreh se protesta ka degjeneruar me fjalime makabre dhe vulgare.

“Protesta degjeneroi, në vend të fokusohej te kauza që filloi, degjeneroi në kërkesa jo normale e me fjalime makabre dhe vulgare. Kanë mllef, thirrje për dhunë. Ditët e fundit protesta ka degjeneruar në akte dhune. Unë kam pasur bidnjet se qarqe greke dhe iraniane kanë pasur ndikim në këtë protestë. Sot janë ndaluar 1 nga shqiptarët e RMV, shoqëruar nga VLEN, tregon që nga ana e klasës politike të shqiptarëve të RMV, përkatësisht të VLEN, por edhe Lëvizjes Vetëvendosjes së Albin Kurtit, tregon sesa larg, apo në epokën e gurit ndodhet politika e RMV, apo edhe të Prishtinës. Fakti që janë ndaluar sot këta zyrtarë dhe deputetë, duhet marrë më seriozisht sesa duhet, diçka e tillë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet martin leka