Lajme Zone
Zyrtare/ Kombëtarja e Italisë zgjedh trajnerin e ri, e konfirmon Malago: Roberto Mancini është tekniku i ekipit
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zyrtare/ Kombëtarja e Italisë zgjedh trajnerin e ri, e konfirmon Malago: Roberto Mancini është tekniku i ekipit

Claudio Ranieri është favorit për të marrë postin e drejtorit teknik të kombëtares së Italisë.

ROMË, Itali - Pas afro tre vitesh nga largimi i tij i papritur nga posti i trajnerit të kombëtares së Italisë në futboll, Roberto Mancini (61 vjeç) është zgjedhur sërish për këtë rol. 'Furtuna' e dy ditëve të fundit që shoqëroi futbollin italian duket se është zbehur dhe kreu i Federatës (FIGC), Giovanni Malago, ka konfirmuar se Mancini është i përzgjedhuri për t'u rikthyer në këtë detyrë dhe për të marrë përsipër barrën e rëndë të ringritjes së futbollit italian 'të plagosur' pas dështimit për herë të tretë radhazi për të marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës. "Po flas me Roberto Mancinin për t'u bërë trajneri i ri, po presim firmën e tij", tha presidenti i FIGC, Giovanni Malago, gjatë takimit të Këshillit Federal në Romë. Roberto Mancini u emërua në rolin e trajnerit të kombëtares së Italisë më 1 korrik 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri më 13 gusht 2023, periudhë në të cilën e drejtoi ekipin për 58 ndeshje dhe ia doli të fitonte Evropianin 2020. Claudio Ranieri është favorit për të marrë postin e drejtorit teknik të kombëtares së Italisë. LEXO EDHE:Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten Krisja dhe dorëheqja e Maldinit Një projekt i ri me Paolo Maldinin si drejtor teknik dhe Leonardon si këshilltar kishte filluar dy javë më parë te Italia, por përfi të hënën pasi Malago refuzoi të emëronte Andrea Pirlon si trajner të ri të Italisë, zyrtarisht për shkak të rolit të tij si ambasador i markës për një kompani ruse bastesh. Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen dje. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: claudio ranieri Italia itali Roberto Mancini Giovanni Malago figc Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 6597 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?