Lajme Zone
Polemika të mëdha, IFAB pranon gafën në favor të Argjentinës
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Polemika të mëdha, IFAB pranon gafën në favor të Argjentinës

IFAB ka shtuar polemikat, në lidhje me kartonin e kuq të Brel Embolos në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 mes Zvicrës dhe Argjentinës. Incidenti ndodhi në minutën e 72-të, kur fillimisht gjyqtari Joao Pineiro akordoi faull në favor të Embolos dhe ndëshkoi Leandro Paredes me karton të verdhë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshuar. Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim

IFAB ka shtuar polemikat, në lidhje me kartonin e kuq të Brel Embolos në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 mes Zvicrës dhe Argjentinës.

Incidenti ndodhi në minutën e 72-të, kur fillimisht gjyqtari Joao Pineiro akordoi faull në favor të Embolos dhe ndëshkoi Leandro Paredes me karton të verdhë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshuar.

Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim në mesfushë, duke u përjashtuar nga loja.

Sipas udhëzimeve të reja të IFAB, kjo procedurë nuk ishte në përputhje me protokollin e VAR-it. Organi qeverisës sqaron se VAR mund të korrigjojë vetëm gabimet për identitetin e lojtarit të ndëshkuar dhe jo të ndryshojë natyrën e faullit apo të japë një karton të verdhë për një shkelje tjetër.

IFAB thekson se kartoni i verdhë i Paredes mund të anulohej, por Embolo nuk duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë.

I njëjti interpretim i gabuar u evidentua edhe në ndeshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait, ku Miguel Almiron u ndëshkua për simulim pas një ndërhyrjeje të rishikuar nga VAR. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.