Lajme Zone
Raporti i DASH për Shqipërinë: SPAK, rol kyç në ndjekjen penale të korrupsionit në nivel të lartë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti i DASH për Shqipërinë: SPAK, rol kyç në ndjekjen penale të korrupsionit në nivel të lartë

Një raporti i ri për Shqipërinë, që vjen si pjesë e publik...

Një raporti i ri për Shqipërinë, që vjen si pjesë e publikimeve nga struktura e Departamentit Amerikan të Shtetit (OSAC), ndalet edhe te zbatimi i ligjit në vend.

Raporti ndan një vlerësim të lartë ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që siç theksohet, ndjek penalisht raste komplekse, përfshirë terrorizmin, korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. “SPAK, e cila u krijua në vitin 2019, ndjek penalisht rastet që përfshijnë terrorizëm, korrupsion të nivelit të lartë dhe krim të organizuar. SPAK ndjek penalisht raste komplekse dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me subjektet kryesore ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë. Zyrat e prokurorive të rretheve në të gjithë vendin ndjekin penalisht rastet e mbetura që nuk bien nën juridiksionin e kufizuar të SPAK. SPAK dhe shërbimet e tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri bashkëpunojnë gjerësisht me INTERPOL-in dhe organe të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit”,-shkruhet në raport. Sipas raportit, korrupsioni dhe pengesat në ndarjen e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor ende në zhvillim vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.