Lajme Zone
ZV.presidenti i KE: Shqipëria e Mali i Zi në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit domosdoshmëri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

ZV.presidenti i KE: Shqipëria e Mali i Zi në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE! Zgjerimi i Unionit domosdoshmëri

Në fjalën e saj, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri tha se qëllimi i qeverisë është anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030 dhe për këtë sipas saj, ka mbështetjen e 90% të popullsisë.

Zëvendës/presidenti i Komisionit Europian, Rafaelle Fitto, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të procesit të zgjerimit dhe më afër familjes europiane sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Komentet Fitto i bëri në një takim të zhvilluar në Lecce të Italisë, me tematikë "zgjerimi i Bashkimit Evropian, mundësi dhe përfitime për qytetarët, bizneset dhe territoret". LEXO edhe...'Fëmijët italianë nuk duhet të ndihen pakicë në klasat e tyre', Meloni paralajmëron rregulla të reja për shkollat në Itali: Kufij për numrin e nxënësve të huaj dhe ndalim të burkës “Ekzistojnë programe ndërkufitare përmes të cilave punojmë në këtë drejtim. Kemi, për shembull, programin Interreg mes Pulias, Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili nuk është zgjedhur rastësisht, sepse Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen padyshim në një fazë shumë të avancuar sa u përket rezultateve të arritura për t’u anëtarësuar së shpejti në familjen evropiane”, tha mes të tjerash Fitto gjatë takimit. Më tej Fitto shtoi se një Evropë me 27 anëtarë nuk është më e mjaftueshme, prandaj zgjerimi është një zgjedhje e nevojshme, shkruajnë mediat e huaja. “Kemi 9 vende që janë të interesuara për procesin e zgjerimit, ndaj është e qartë se ky proces, në këtë rast, bëhet një element thelbësor dhe i rëndësishëm. Evropa duhet të matet në nivel global. Konkurrentët e saj janë Kina dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, dhe prandaj zgjerimi është një element konsolidimi dhe forcim i projektit evropian”, shtoi ai. Në fjalën e saj, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri tha se qëllimi i qeverisë është anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030 dhe për këtë sipas saj, ka mbështetjen e 90% të popullsisë. Chiara Gemma, eurodeputete e së Majtës Italiane (FdI), njoftoi një mision të afërt në Tiranë për të ndjekur procesin e negociatave. R.Xh/ReportTv.al Komisioni Europian Rafaelle Fitto negociatat me be itali anila bitri shqiperia anetaresimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.6% Nuk e di 4.9% Vota total: 5429 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?