Lajme Zone
Kosova përgatitet për fitore në Apel; propozohen ndryshime ligjore, diplomaci dhe  ekspertizë ndërkombëtare
PolitikëPamfleti

Kosova përgatitet për fitore në Apel; propozohen ndryshime ligjore, diplomaci dhe ekspertizë ndërkombëtare

Ndryshimet në kuadrin ligjor, rritja e mbështetjes për ekipet e mbrojtjes, përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë dhe angazhimi diplomatik për sigurimin e dokumenteve relevante janë ndër propozimet e bëra pas shpalljes së aktgjykimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi Juristë dhe ish-deputetë kërkojnë rishikim të kuadrit ligjor, forcim të ekipeve të mbrojtjes dhe angazhim diplomatik pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar nevojën për një strategji shtetërore në funksion të fazës së apelit... Pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, juristë dhe ish-deputetë kanë propozuar një sërë hapash që, sipas tyre, duhet të ndërmerren në funksion të procedurës së apelit.

Ndryshimet në kuadrin ligjor, rritja e mbështetjes për ekipet e mbrojtjes, përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë dhe angazhimi diplomatik për sigurimin e dokumenteve relevante janë ndër propozimet e bëra pas shpalljes së aktgjykimit.

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Betim Shala, ka ngritur çështjen e përputhshmërisë së dispozitave të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e së drejtës penale.

“Konsideroj që një mori dispozitash që janë në ligjin me të cilin janë krijuar Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria Speciale me seli në Hagë, ka bajagi dispozita që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e në anën tjetër nuk janë në harmoni edhe me parimet kryesore të së drejtës penale, si ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare”, ka thënë Shala.

Ai ka kërkuar harmonizimin e këtyre dispozitave, ndërsa ka propozuar edhe zgjerimin e ekipeve të mbrojtjes për përgatitjen e fazës së apelit.

Avokati Skënder Musa, ndërkaq, ka kërkuar ndryshime në kuadrin ligjor që lidhet me funksionimin dhe llogaridhënien e institucioneve të drejtësisë.

“Është koha dhe momenti që kjo Gjykatë t’i japë llogari Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe prokurorët specialë t’i japin përgjegjësi Këshillit Prokurorial të Kosovës”, është shprehur Musa.

Ish-deputeti Ilir Deda ka vlerësuar se fillimisht nevojitet një marrëveshje politike për stabilizimin institucional të vendit, e më pas ndërmarrja e hapave të tjerë. Sipas tij, duhet të rritet fondi për ekipet e mbrojtjes dhe të angazhohet një grup i pavarur ekspertësh ndërkombëtarë për analizimin e aktgjykimit dhe të dosjes së gjykimit, në bashkëpunim me mbrojtjen.

Deda ka propozuar gjithashtu angazhim diplomatik për sigurimin e dokumenteve që mund të jenë relevante gjatë procedurës së apelit.

“Përmes kanaleve diplomatike duhet të kërkohet nga NATO-ja, OSBE-ja dhe ish-Misioni Verifikues në Kosovë, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet e tjera të përfshira gjatë luftës që t’i hulumtojnë arkivat e tyre dhe, kur është e mundshme, t’i deklasifikojnë apo t’ia dorëzojnë mbrojtjes dokumentet relevante”, ka thënë Deda.

Propozimet vijnë pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hartimin e një strategjie shtetërore për reagimin ndaj aktgjykimit të shkallës së parë. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Kurti ka thënë se nevojitet koordinim për mbështetjen e ekipeve në procedurën e apelit dhe për veprimet në rrafshin diplomatik.

“Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm”, ka thënë Kurti.

Që nga shpallja e aktgjykimit, në Prishtinë janë organizuar protesta, ndërsa vëmendja tash pritet të zhvendoset te procedura e apelit dhe hapat që institucionet e Kosovës mund të ndërmarrin në mbështetje të ekipeve të mbrojtjes.uÇk ish-krerët 2 Komente F Feti Dema 20 Shtator 2026, 20:26 Zgjidhni Presidentin e Kosovës si hap të parë. Ndryshe po bëni demagogji. Përgjigjjuni G Genti 20 Shtator 2026, 20:38 Llafe i kane Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Flamuj kuq e zi në Vjenë, diaspora proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së 20 Shtator 2026, 16:2416:24Kosova Zhduken katër të rinj shqiptarë në Angli, shërbimet sociale kërkojnë ndihmën e publikut për t’i gjetur 20 Shtator 2026, 14:5414:54Kosova Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë 20 Shtator 2026, 14:3414:34Kosova Një histori me dy fytyra: trashëgimia e Hashim Thaçit 20 Shtator 2026, 13:4313:43Kosova Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan? 20 Shtator 2026, 08:4908:49Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gjenerali Dedë Prenga: Edi Rama duhet të kërkojë falje 20 Shtator 2026, 08:4608:46Kosova