Lajme Zone
Qytetarët sërish në rrugë, protesta kundër Ramës vijon për të 113-ën ditë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qytetarët sërish në rrugë, protesta kundër Ramës vijon për të 113-ën ditë

Me flamuj dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, dorëheqja e të cilit mbetet një prej kërkesave të tyre kryesore. Tubimet e ditëve të fundit kanë ndjekur të njëjtin itinerar, nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas në rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës.

Protesta e 113-të Protesta e 113-të në Tiranë vijon me marshim drejt Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe kundërshtojnë disa nisma ligjore të qeverisë. Nis marshimi i protestës së 113-të në Tiranë. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit janë nisur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Me flamuj dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, dorëheqja e të cilit mbetet një prej kërkesave të tyre kryesore. Tubimet e ditëve të fundit kanë ndjekur të njëjtin itinerar, nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas në rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrjet “Poshtë Edi Rama”, “qeveri e krimit” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa mesazhet janë përcjellë edhe përmes pankartave.

Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë, qytetarët pritet të mbajnë fjalimet e përnatshme, ku parashtrojnë pakënaqësitë dhe qëndrimet e tyre ndaj qeverisë. Më pas, marshimi do të zhvendoset në rrugët e kryeqytetit. Në ditët e mëparshme janë bllokuar përkohësisht edhe disa segmente të qarkullimit rrugor.

Krahas dorëheqjes së kreut të qeverisë, një tjetër pikë e artikuluar është krijimi i një ekzekutivi tranzitor me mandat 12-mujor, i cili, sipas propozimit të paraqitur, do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Kundërshtime janë ngritur gjithashtu ndaj disa nismave dhe ndryshimeve ligjore, pasi cenojnë interesat e qytetarëve.

Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në në përmbushjen e pikave të parashtruara.

Edhe këtë mbrëmje, mesazhet janë përcjellë përmes pankartave, disa prej të cilave ironizojnë kryeministrin Rama dhe qeverinë.

“Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, shkruhet në njërën prej tyre, ku kreut të qeverisë i referohen si “trajner”.

Në ditën e 113-të të mobilizimit janë shfaqur gjithashtu mesazhe që lidhen me korrupsionin dhe sistemin zgjedhor.

“Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, shkruhet në një pankartë, ndërsa në një tjetër thuhet: “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve”.

Mes sloganeve të shfaqura janë edhe “113, shërbim, jo propagandë” dhe “113, public service defines the state”.

Revolta qytetare nisi më 31 maj 2026, pas kundërshtimeve ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe një ngjarjeje ku u raportua se një qytetar u dhunua nga forcat e sigurisë teksa kundërshtonte punimet që lidheshin me projektin në zonë.

Incidenti nxiti mobilizimin kundër projektit dhe ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Në ditët që pasuan, tubimet u zhvendosën në Tiranë dhe lista e çështjeve të ngritura u zgjerua.

Fillimisht u kërkua anulimi i projektit të Zvërnecit, si dhe ndryshimi apo anulimi i kuadrit që lidhet me investitorët strategjikë, Paketën e Maleve dhe ndryshimet në legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore. Më pas, fokusi i protestës ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, një kusht i cilësuar si i panegociueshëm.

Gjatë ditëve në vijim u shtua edhe propozimi për krijimin e një qeverie tranzitore. Më 9 qershor, në ditën e dhjetë të tubimeve, u kërkua publikisht përfshirja e kësaj pike në platformën e paraqitur. Sipas formulës së propozuar, ekzekutivi i përkohshëm do të kishte mandat 12-mujor për përgatitjen e vendit për zgjedhjet e ardhshme.

Mbrëmja e sotme shënon ditën e 113-të të mobilizimit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se aksioni do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.proteste marshim rama qeveri 1 Komente P Penicilina 20 Shtator 2026, 20:52 Jo qytetar,por sic shkruante gazeta ruse,keta jane heronjte tane kunder perendiminit,poshte ruse,serbet dhe iranianet Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Donald Trump, “trofeu” që Rama dhe Vuçiç kërkojnë në Nju Jork 20 Shtator 2026, 18:0418:04Aktualitet Sërish zjarr në landfillin e Fushë-Krujës, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit 20 Shtator 2026, 15:5015:50Aktualitet Flakët përfshijnë varrezat në Babicë, rrezikohet një banesë 20 Shtator 2026, 15:2615:26Aktualitet Zjarret në vendin tonë, Ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani 20 Shtator 2026, 14:1614:16Aktualitet Fluksi i udhëtarëve, Ministri Demo takim me Policinë Kufitare në Rinas 20 Shtator 2026, 11:5911:59Aktualitet “Në Dhërmi e në Himarë vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë 20 Shtator 2026, 07:5707:57Aktualitet