Erjon Vishkulli, protestuesi fatkeq që u plagos në sy me një plumb gome 3 ditë më parë, ka reaguar para operacionit që do të kryejë në Itali.
Fjalët e tij ishin prekëse, por edhe njëherë rrezatojnë besimin e tij të palëkundur në forcën për t’u ringritur. Vishkulli shkruan në "Instagram": “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive.”
Ai madje identifikon në "story" edhe simbolin kombëtar të shqiponjës me anë të duarve.
Në anën tjetër, dy prokurorë kanë nisur hetimet për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Shpërdorim detyre”, ku dyshohet se janë të përfshirë oficerë të Policisë së Shtetit, që kanë qenë të pranishëm dhe gjatë momentit të plagosjes së Vishkullit.
Hetimet që janë inicuar vetë nga dëshira e prokurorëve kanë administruar 20 kartela mjekësore, ku mes tyre qëndron dhe ajo e 28-vjeçarit të plagosur rëndë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

