Në faqe të ndryshme në rrjetet sociale, të njëjtat që kanë bërë njoftimet për oraret, vendin fillestar dhe itinerarin e protestës, ka nisur një përplasje se kur duhet të mbahet protesta. Në plan të parë janë dy grupime, studentët, dhe përfaqësues të të ashtuquajturit “revolucioni flamingo”. Faqja studentët denoncojnë ka lajmëruar se nga sot (e marta e 27 tetorit) dhe në vazhdim, student dhe gjimnazistë do të protestojnë çdo ditë në orën 10:00 te ministria e Arsimit. LEXO edhe...Protesta e dhunshme në Tiranë, zbulohet baza e furnizimit të protestuesve! Në pranga 51-vjeçari, kishte magazinuar 1853 fishekzjarre (VIDEO) Një tjetër faqe, studentët në protestë, e njëjta që është angazhuar dhe ka qenë pjesë edhe e protestës së ashtuquajtur flamingo, ka bërë një tjetër njoftim. Protesta sipas tyre duhet të mbahet në orën 14:00 te ministria e Arsimit. Marshimi sipas këtij grupimi, duhet të nisë në orën 13:00 nga secili universitet për t’u bashkuar te ministria e Arsimit. Mes kësaj kakofonie për të ndarë orarin e protestës, edhe personazhe që janë përfshirë në to, siç është aktivistja Alis Braho, e angazhuar që me protestën flamingo, shkruan: “Në 10:00 apo 14:00? Po i bëjmë njerëzit lëmsh me thirrjet. Na jepni një orar fiks ju lutem”, komenton ajo në një postim te “studentët denoncojnë” ku është ngritur pyetja: “Kush po kërkon ta prishë protestën duke hequr orën 10:00 dhe duke vendosur orën 14:00? “Kemi informacione dhe shqetësime për individë që mund të kenë lidhje të ngushta me organizata të OJV-ve, si dhe për individë që kanë qenë pjesë e protestave të njohura si protestat e flamengove”, dhe të xhirove në bulevard”, shkruan “Studentët Denoncojnë”, duke theksuar se në revoltën rinore protestuesit janë përjetuar pasoja të rënda fizike. Sipas faqes së studentëve me mbi 95 mijë ndjekës, vetëm protesta të shtunën do të mbahet në orën 14:00. Para Ministrisë së Arsimit ku Report Tv ishte me grupet e xhirimit, këtë të martën, nuk pati asnjë protestues në orën 10:00. Sipas komenteve të këtyre grupimeve në rrjetet sociale, ndarja e Protesta e fundit e së hënës, në ditën e 14 të saj, nisi në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, me një numër shumë të vogël pjesëmarrësish krahasuar me tubimet e mëparshme. Pas disa orëve qëndrimi aty, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, dhe pas 5 orësh nga nisja e saj, u mbyll pa fjalime dhe pa tensione. Vetëm në pjesë e vogël të rinjsh me maska u shfaqën në bulevard por nuk krijuan asnjë përplasje me policinë apo sulme ndaj institucioneve e subjekteve private. Në sofrën simbolike të dialogut të vendosur nga kryeministri para godinës qeveritare, protestuesit vendosën një karikaturë të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas i vunë edhe flakën. R.Xh/ReportTv.al proteste protestat kunder qeverise qeveria Tirane flamingo Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.8% Nuk e di 3.2% Vota total: 1850 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

