Lajme Zone
“Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, tani në ekranin e News24. Çdo të premte në orën 21:00
KulturëBalkanWeb

“Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, tani në ekranin e News24. Çdo të premte në orën 21:00

Një tjetër emër i njohur dhe i spikatur i ekranit shqiptar i bashkohet televizionit më të madh informativ në vend, News24.

Një tjetër emër i njohur dhe i spikatur i ekranit shqiptar i bashkohet televizionit më të madh informativ në vend, News24. Gazetari dhe moderatori Arjan Çani vjen në News24 me “Zonë e Lirë”, një nga talk-show-t më të veçantë dhe më të identifikueshëm në televizionet shqiptare. Në një ekran si News24, me audiencë të gjerë e cilësore, “Zonë e Lirë” vjen me identitetin e veçantë dhe me ambicien për t’i dhënë të premtes një tjetër ritëm. “Zonë e Lirë”, me një histori shumëvjeçare, ka sfiduar skemat tradicionale të intervistës televizive, duke ndërthurur politikën, aktualitetin, debatet sociale dhe personazhet publike me një stil të lirshëm, provokues dhe shpeshherë të paparashikueshëm. I drejtpërdrejtë, me komunikimin pa filtra dhe mënyrën krejt origjinale të trajtimit të personazheve dhe aktualitetit, Arjan Çani i ka dhënë emisionit një identitet krejt të veçantë e të pangjashëm me ndonjë tjetër. Prania e “Zonë e Lirë” në News24 pasuron programacionin e televizionit, duke sjellë një hapësirë të re debati, analizash dhe përballjesh me personazhet që formësojnë aktualitetin.

Publiku do të gjejë te “Zonë e Lirë” personazhe interesantë, tema të forta, pyetje të drejtpërdrejta dhe biseda të paparashikueshme, në një hapësirë ku takohen aktualiteti, debati dhe e papritura.

“Zonë e Lirë”, me Arjan Çanin, çdo të premte në orën 21:00, në News24. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arjan cani zone e lire