Lajme Zone
“Isha vetëm 9 vjeçe kur abuzoi me mua”/ “Ngela shtatzënë, por…”, rrëfimi tronditës i vajzës për babain: Fëmijëria ime ishte vetëm vuajtje
Të tjeraBalkanWeb

“Isha vetëm 9 vjeçe kur abuzoi me mua”/ “Ngela shtatzënë, por…”, rrëfimi tronditës i vajzës për babain: Fëmijëria ime ishte vetëm vuajtje

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24, me moderatore dhe autore Evis Ahmeti, ka trajtuar historinë e rëndë të një gruaje që denoncoi babain e saj për abuzim seksual, ngjarje që, sipas dëshmisë së saj, kishte nisur kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe dhe kishte vijuar për vite me radhë. Ngjarja daton në gusht të vitit 2018, kur 61-vjeçari u arrestua pas denoncimit të vajzës, e cila në atë kohë ishte 25 vjeçe. Sipas dëshmisë së saj, abuzimi kishte nisur që në fëmijëri dhe kishte vijuar për rreth 16 vite.

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24, me moderatore dhe autore Evis Ahmeti, ka trajtuar historinë e rëndë të një gruaje që denoncoi babain e saj për abuzim seksual, ngjarje që, sipas dëshmisë së saj, kishte nisur kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe dhe kishte vijuar për vite me radhë. Ngjarja daton në gusht të vitit 2018, kur 61-vjeçari u arrestua pas denoncimit të vajzës, e cila në atë kohë ishte 25 vjeçe. Sipas dëshmisë së saj, abuzimi kishte nisur që në fëmijëri dhe kishte vijuar për rreth 16 vite. Pas divorcit të prindërve, tre fëmijët e familjes, dy vajza dhe një djalë, kishin mbetur nën kujdesin e babait. Familja jetonte në Tiranë, në kushte të vështira, në një ambient të vetëm të përshtatur si banesë. Vajza ka rrëfyer se për vite me radhë e kishte mbajtur të fshehtë atë që, sipas saj, kishte përjetuar. Ajo ka treguar gjithashtu se në moshën 19-vjeçare kishte mbetur shtatzënë dhe se shtatzënia ishte ndërprerë. Vendimin për të folur e mori më vonë, pasi ia rrëfeu historinë disa murgeshave. Sipas saj, njëra prej tyre e nxiti që t’i drejtohej policisë dhe të denonconte babain. Pas kallëzimit, 61-vjeçari u arrestua. Sipas burimeve të bëra publike në emision, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar abuzimin dhe ka shpërthyer në lot, duke i kërkuar falje vajzës. Ndaj tij u ngritën tre akuza: “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe “Dhuna në familje”. Në rrëfimin e saj për “Me zemër të hapur”, gruaja ka folur për fëmijërinë, marrëdhënien me familjen dhe vitet e vështira që, sipas saj, ka kaluar. “I takoj nënën dhe vëllanë, por me motrat jam më e afërt. Nuk kam kontakte me asnjë nga njerëzit e babit dhe të mamit. Për mua fëmijëria ka qenë e keqe, s’kam pasur kurrë një ditë të lumtur. Vetëm sherr. Ai abuzoi. Fëmijëria ime ka qenë vetëm vuajtje. Ne e kishim shumë frikë. Marrëdhënia fëmijë-prind ka qenë e keqe, na dhunonte. U ndanë. Kam qenë 9 vjeçe kur abuzoi me mua. I kam dhënë kurajo vetes. Tentoi dhe me motrën, por ajo iku. Më tha; hajde, por unë ndenja, nuk kisha guxim. Ndenja aty për 7 vite të tjera. Më abuzonte. Ëndrra ime është që të rris djalin, të kem një shtëpi për të. Ai kërkon babain e vet, por i ati s’ka pranuar.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: abuzim babai historia rrefimi Vajza