Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri te vendgrumbullimi i mbetjeve në Krujë mbetet aktiv, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente


Zjarri pranë fshatit Halilaj të Krujës vijon të jetë aktiv, pavarësisht ndërhyrjes së bërë ditën e djeshme me mjete zjarrfikëse dhe një fadromë.

Zjarri pranë fshatit Halilaj të Krujës vijon të jetë aktiv, pavarësisht ndërhyrjes së bërë ditën e djeshme me mjete zjarrfikëse dhe një fadromë.

Flakët kanë përfshirë mbetjet në vendgrumbullim, ndërsa djegia vijon të shkaktojë re të dendura tymi, të cilat sipas banorëve shoqërohen me erë të rëndë dhe përbëjnë shqetësim për komunitetin përreth.

Situata mbetet problematike për banorët e lagjes së fshatit Halilaj, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e vatrave që vijojnë të jenë aktive. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet krujezjarr