Lajme Zone
Rruga drejt varrezave të Bogovës e pakalueshme, banorët: Turp i madh për këtë gjendje
Të tjeraJOQ Albania

Rruga drejt varrezave të Bogovës e pakalueshme, banorët: Turp i madh për këtë gjendje

Një banor i fshatit Bogovë, në bashkinë Skrapar, ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon drejt varrezave të fshatit.

Një banor i fshatit Bogovë, në bashkinë Skrapar, ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon drejt varrezave të fshatit.

Përmes një mesazhi të dërguar për redaksinë tonë, qytetari shprehet se infrastruktura në këtë aks është në gjendje të keqe, duke e bërë të vështirë kalimin e banorëve që duan të shkojnë për të vizituar të afërmit e tyre të ndjerë.

Sipas tij, situata është bërë shqetësuese për banorët, të cilët, pavarësisht dëshirës për të shkuar te varrezat dhe për të nderuar njerëzit e tyre të dashur, përballen me vështirësinë e rrugës.

“Shikoni në çfarë gjendjeje është rruga për të shkuar te varrezat. Është turp i madh që kemi ardhur në këtë gjendje. Kemi frikë të dalim lart, edhe pse duam të shkojmë të shohim njerëzit tanë që kanë ikur nga kjo jetë. Na merr malli për ta dhe mezi presim t’i vizitojmë”, shkruan banori.

Ai kërkon që institucionet përgjegjëse të shkojnë në terren dhe të verifikojnë nga afër gjendjen e rrugës, duke bërë thirrje për ndërhyrje dhe rehabilitimin e saj.

“A ka mundësi të kalojë dikush këtu dhe të shohë nga afër gjendjen e rrugës? Ju lutemi, mos na harroni. Kjo rrugë duhet rregulluar”, apelon qytetari.

Banorët kërkojnë që shqetësimi i tyre të merret në konsideratë dhe që rruga drejt varrezave të mos lihet në këtë gjendje, pasi ajo shërben për një nevojë të rëndësishme të komunitetit.