Lajme Zone
Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, asnjë gjurmë nga autorët! 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes, u qëllua nga dy armë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, asnjë gjurmë nga autorët! 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes, u qëllua nga dy armë

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e dy autorëve të cilët ekzekutuan Artan Myrtaj në qendër të Sarandës, i njohur dhe si “Tani i Rruzhdiut”.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e dy autorëve të cilët ekzekutuan Artan Myrtaj në qendër të Sarandës, i njohur dhe si “Tani i Rruzhdiut”. Hetimet për zbardhjen e eliminimit të Myrtyajt po drejtohen nga një grup hetimor i ngritur nga seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Vlorë. Në vendin ku u vra Myrtaj, pranë ish-agjencisë në Sarandë, policia ka gjetur 16 gëzhoja të përdorura nga 2 armë. LEXO edhe...Vrasja e ‘Tanit të Ruzhdiut’/ Hita në Sarandë, mbledhje me drejtuesit e Policisë: Do krijojmë struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda (VIDEO) Viktima kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, si i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet. Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al vrasja e artan myrtajt Artan Myrtaj Vlore sarande Komento Komente Turi: 21/09/2026 11:10 Ky është profelalizmi i policisë në një vend të vogël Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5% Vota total: 5962 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?