Anëtarësimi në Bashkimin Europian është “prioriteti i prioriteteve” të Shqipërisë. Në fjalën e tij në mbledhjen e 22-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, kryetari i Kuvendit tha se BE nënvizoi angazhimin e Kuvendit në këtë proces dhe kalimin te kontrolli i zbatimit të ligjeve të miratuara, “Busulla e Shqipërisë mbetet e pandryshueshme. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon dhe prioriteti numër një i Kuvendit. Tashmë kemi hyrë në një fazë përcaktuese të procesit të negociatave ku fokusi po vendoset nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre efektiv dhe i matshëm. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është prioriteti i prioriteteve tona. Po punojmë për të garantuar dhe jetësuar procesin demokratik të procesit të integrimit. Të gjithë jemi dakord se për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi”, tha Peleshi. LEXO edhe...Ambasadorja e re e BE takon ministrin Gogu: Besimi te drejtësia është thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi se pavarësisht përparimit dhe krenarisë që duhet të ndiejë Shqipëria, mbetet ende punë për të bërë. Reformat duhet të jenë të pakthyeshme dhe paralelisht të ruhet mbikëqyrja parlamentare dhe transparenca. “Për të arritur mbylljen e negociatave, progresi i negociatave kërkon progres në të gjitha reformat që kërkon BE. Duhet të mos kemi kthim mbrapa. Puna për konsolidimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojë duke u fokusuar te drejtësia dhe duke siguruar të gjitha standardet që duhet të ketë sistemi i drejtësisë. Rezultatet duhet të jenë të pakthyeshme. Shqipëria ka bërë hapa përpara për të drejtat e njeriut, por vihet në dukje se përpjekja për të ruajtur ritmin e reformave duhet të vazhdojë. Shpejtësia nuk duhet të rrezikojë mbikëqyrjen e parlamentit dhe bërjen publike të ligjeve. Gjithçka fillon me ligje të mira. Duhet të bëhet konsultim kuptimplotë para se të miratohen. Legjislacioni s’duhet të jetë vetëm teknikisht i saktë, por në përputhje me nevojat e qytetarëve. Duhet të kemi një qasje që të përfshijë gjithë shoqërinë dhe këto reforma bëhen më të realizueshme. Parlamenti ka një rol kyç për ta realizuar një gjë të tillë. Një parlament transparent është një shtyllë e rëndësishme e një demokracie të shëndoshë”, tha ambasadorja. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, shprehu sërish ambicien për mbylljen e negociatave në dhjetor të vitit të ardhshëm dhe anëtarësimin e plotë në 2030. Ai shtoi se ky është proces kombëtar në të cilin Kuvendi ka një rol të rëndësishëm. “Ambicia jonë është e qartë: të përfjmë negociatat brenda Krishtlindjeve 2027 me synimin e anëtarësimit të plotë brenda 2030. Kjo nuk është thjesht ambicie e lidhur me një afat kohor, por e lidhur me rezultate pune. Kuvendi duhet të jetë vendi ku kontrollohet cilësia e legjislacionit, zbatimi i tij dhe përfshihen qytetarët, biznesi dhe grupet e interesit. Integrimi në BE është proces kombëtar dhe Kuvendi duhet të jetë garant kryesor”, tha Balla. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Komiteti i stabilizim asociimit taulant balla Sofia Moreira de Sousa niko peleshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5% Vota total: 5962 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

