Projekte kullash në Tiranë / Investimet luksoze premtojnë zhvillim dhe vende pune, por protestuesit pyesin se kush përfiton realisht dhe sa duhet të sakrifikojë Shqipëria për këtë model zhvillimi. Në qendër të debatit janë natyra, territori dhe mundësitë e punës për shqiptarët. Gjithçka nisi në fund të majit në Zvërnec, në bregdetin shqiptar, ku në një zonë të mbrojtur parashikohet ndërtimi i një projekti të madh turistik të lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Banorët dhe aktivistët mjedisorë dolën kundër projektit, duke kundërshtuar ndërhyrjen në territor dhe duke kërkuar më shumë transparencë. Më pas erdhën përplasjet dhe dhuna mes protestuesve dhe forcave të sigurisë private.
Pamjet u përhapën në të gjithë vendin, protesta mbërriti në Tiranë dhe lëvizja mori një tjetër përmasë. Me kalimin e ditëve, pakënaqësia e qytetarëve ndryshoi objektiv. Nga mbrojtja e flamingove dhe e lagunës, protesta u zhvendos drejt çështjeve të korrupsionit, ekonomisë dhe mënyrës së qeverisjes, për të kulmuar me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.
Kështu lindi ajo që protestuesit e quajnë “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që është rritur edhe përmes rrjeteve sociale dhe që kërkon në thelb ndryshim politik, reforma të thella dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mbi 100 ditë protesta janë ndjekur nga gazetarja shqiptare Alessia Burnazi, e ftuar në emisionin “Il Faro del Telegiornale”, e cila ka qenë në shesh që prej fillimit dhe ka dokumentuar zhvillimet në rrjetet sociale.
“Në fillim protesta ishte për mbrojtjen e natyrës, por ajo që ndodhi më pas shkaktoi diçka tjetër. Ishte pika që mbushi kupën. Që nga ai moment protesta u zgjerua dhe në sipërfaqe dolën të gjitha problemet e tjera: shëndetësia, pagat e ulëta, mungesa e vendeve të punës, fëmijët që detyrohen të largohen jashtë vendit.
Mbi të gjitha, u shfaq ndjesia se kemi një qeveri që nuk dëgjon dhe që minimizon atë që po ndodh. Kështu, njerëz me probleme të ndryshme u gjetën së bashku, të bashkuar nga e njëjta kërkesë: më shumë transparencë dhe më pak korrupsion. Është një solidaritet që nuk e kisha parë më parë në Shqipëri”, tregon Burnazi.
“Protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit”
“Në rastin e Shqipërisë, është diçka që nuk e kam parë më parë. Sepse ne nuk kemi një kulturë të mirëfilltë proteste. Jemi mësuar me manifestime të organizuara nga partitë, shpesh edhe të dhunshme. Ndërsa kjo protestë vazhdon prej muajsh dhe ka qenë paqësore. Ajo ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz, përfshirë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, thotë Burnazi.
Sipas saj, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri nga e gjithë klasa politike. “Duam që ata që qeverisin t’u japin vërtet llogari qytetarëve. Është protesta më e madhe që unë kujtoj që nga rënia e komunizmit”, shprehet gazetarja.
Rrjetet sociale, megafoni i protestës
Në fillim, mediat tradicionale pothuajse nuk e pasqyruan protestën. Për këtë arsye, rrjetet sociale u kthyen në kanalin kryesor për informimin dhe organizimin e lëvizjes. “Rrjetet sociale u bënë megafoni i vërtetë i protestës, vendi ku njerëzit informoheshin dhe organizoheshin”, shpjegon Burnazi.
Ajo vendosi ta dokumentonte protestën në gjuhën angleze, me synimin që zhvillimet të mos mbeteshin vetëm brenda Shqipërisë: “Vendosa ta tregoja gjithçka në anglisht, sepse askush tjetër nuk po e bënte. Doja që edhe jashtë Shqipërisë të kuptohej se çfarë po ndodhte dhe të tërhiqja vëmendjen e mediave ndërkombëtare”.
Kush qëndronte pas censurës?
Rrjetet sociale u shndërruan gjithashtu në një tjetër front përplasjesh. Disa video të Burnazit u hoqën dhe profili i saj në Instagram u çaktivizua. Gazetarja e cilësoi këtë si një formë censure dixhitale.
“Për një protestë që ka lindur dhe është rritur në rrjetet sociale, heqja e këtyre profileve do të thotë t’i heqësh zërin protestës. Arrita ta rikthej llogarinë time falë ndihmës së një organizate të specializuar në luftën kundër censurës dixhitale.
Por kjo nuk më ndodhi vetëm mua. U prekën edhe gazetarë dhe media të tjera shqiptare. Sot profilet janë sërish online. Por mbetet një pyetje: kush qëndronte pas gjithë kësaj? Ende nuk e dimë”, thotë Burnazi.
Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?
Investimi shumë-miliardësh i lidhur me Jared Kushnerin dhe Ivanka Trump premton zhvillim turistik, vende të reja pune dhe rritje ekonomike. Shqipërisë i nevojiten investime dhe mundësi të reja ekonomike.
Por pyetja që ngrihet nga protestuesit është nëse çmimi që duhet të paguajë vendi, veçanërisht në aspektin mjedisor dhe territorial, është i pranueshëm. “Shqiptarët nuk janë kundër zhvillimit. Problemi është mënyra se si arrihet ai. Këtu flitet për ndryshime ligjore, vlerësime mjedisore të pamjaftueshme dhe banorë të zonës që nuk janë përfshirë në proces. Sa nga natyra jonë duhet të sakrifikojmë për të ndërtuar resorte dhe vila luksoze?”, pyet Burnazi.
Ajo ngre edhe një tjetër paradoks. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi sepse nuk kanë gjetur paga dhe mundësi të mjaftueshme punësimi, ndërsa në të njëjtën kohë një pjesë e bizneseve po rekrutojnë punëtorë nga vende si Pakistani, Nepali apo India.
“Kush garanton që këto resorte do të krijojnë vërtet vende pune për shqiptarët? Rreziku është që toka shqiptare të shndërrohet në një park lojërash për më të pasurit”, thotë gazetarja. Pas më shumë se 100 ditësh protestash, mbetet pyetja se çfarë duhet të ndodhë që qytetarët të mos kenë më arsye për t’u kthyer në shesh.
“E kemi kaluar gjithë verën, vapën, dhunën dhe presionet politike, por njerëzit janë ende aty. Ata duan përgjigje dhe duan ndryshim. Është e vështirë të thuash se sa do të zgjasë protesta, por për sa kohë përgjigjet nuk do të vijnë, besoj se njerëzit do të vazhdojnë të dalin në rrugë”, përfn gazetarja shqiptare Alessia Burnazi./Pamfleti nga “RSI Info”shqipëria park lodrash të pasur Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane 20 Shtator 2026, 21:1221:12Dosja e zezë Kadastra e Lorena Goxhobellit, një moçal skandalesh dhe aferash pa fund! 19 Shtator 2026, 22:3522:35Dosja e zezë Rrjeti izraelit i bizneseve të errëta nën mbrojtjen e Edi Ramës 19 Shtator 2026, 16:2116:21Dosja e zezë Si i shpëtuan gjeorgjianët hetimit të SPAK? Tirana bazë e zhvatjes me call-center, milionat u pastruan te KFC Albania 18 Shtator 2026, 11:2611:26Dosja e zezë Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5% 17 Shtator 2026, 12:1812:18Dosja e zezë Kompania sekrete e skemës “Delvina Gas”: Si lidhen Ron Yeffet, 2 ukrainaset dhe biznesmeni ruso-izraelit 16 Shtator 2026, 20:5520:55Dosja e zezë

