Lajme Zone
Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit
Të tjeraEuronews Albania

Zjarri rrezikon banesën në Hotolisht të Librazhdit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit.

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen Drapata, në Hotolisht të Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ndërsa në ndihmë kanë qenë edhe banorë të zonës dhe forcat e policisë. Pas disa orësh, zjarri është izoluar dhe banesa është shpëtuar. Nga flakët janë djegur rreth 1 hektar sipërfaqe me shkurre dhe barishte, si dhe disa pemë frutore. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe po hetohet nga policia.