Në protestën e pasdites së sotme ka pasur konfrontime fizike mjaft të shumta mes protestuesve dhe policisë. Raportohet se tashmë policia ka nisur shpërndarjen e protestuesve pas përplasjeve me domate, shishe uji dhe vezë. Një autobot me ujë është bërë gati gjithashtu, në rast të rritjeve të tensioneve. Policia ndërkohë ka vazhduar shoqërimet ndaj disa protestuesve.
