Lajme Zone
“Varrezat e Reja në Durrës, të mbuluara nga ferrat dhe mbeturinat”
Të tjeraJOQ Albania

“Varrezat e Reja në Durrës, të mbuluara nga ferrat dhe mbeturinat”

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen në Varrezat e Reja të Durrësit.

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen në Varrezat e Reja të Durrësit.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen hapësirat mes varreve të mbuluara nga barërat e këqija, ferrat dhe mbetje të ndryshme.

Qytetari shprehet i revoltuar për gjendjen e varrezave, duke thënë se situata përsëritet dhe se mungon mirëmbajtja e duhur.

“O JOQ, përshëndetje. Jam një djalë nga Durrësi dhe kam dashur gjithmonë ta shpreh këtë ankesë këtu te Varrezat e Reja në Durrës. Është gjithmonë e pamundur kjo pjesa e këtyre punëtorëve. Ke mall të vish te njerëzit e tu.”

Ai kërkon që gjendja e varrezave të marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe që të ndërhyhet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, duke kërkuar një reagim nga strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e Varrezave të Reja në Durrës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)