Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë masivin pyjor të Surroit në Kukës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe ah. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri, i cili ra pasditen e së dielës, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës. LEXO edhe...Protestuesit i vënë flakën dhe përmbysin koshat e mbeturinave te ‘Asim Vokshi’, efektivët e Policisë lirojnë rrugën Vatra e zjarrit u shfaq në zonën e Trullit, në kufirin ndarës pyjor mes Kukësit dhe Mirditës, në një territor të mbuluar kryesisht nga pyje pishe dhe ahu. Përhapja e flakëve në këtë masiv pyjor ka shkaktuar dëme në bimësinë e zonës, ndërsa sipërfaqja e djegur përshkruhet si e konsiderueshme. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur vënien nën kontroll të vatrës, duke frenuar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve në pyll. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për sipërfaqen e saktë të djegur apo për shkaqet e rënies së zjarrit. R.Xh/E.H/ReportTv.al zjarr Kukes surroj Zjarrfikësit pyje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5627 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
