Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Biletën ma kanë paguar', protestuesi pranon se i financuan ardhjen nga jashtë për protestën! Nuk tregon kush ia mbuloi shpenzimet (VIDEO)


Ndërsa qeveria ngre pretendime për “duar të huaja” dhe për praninë e personave që nuk janë studentë, një deklaratë e bërë nga vetë një protestues shton pikëpyetjet dhe dyshimet mbi mënyrën se si po organizohet pjesëmarrja në protestat e dhunshme

Prej gjashtë ditësh, në Tiranë mbizotëron kaosi nga protestat më të dhunshme që kryeqyteti ka parë ndër dekada. Ndërsa qeveria ngre pretendime për “duar të huaja” dhe për praninë e personave që nuk janë studentë, një deklaratë e bërë nga vetë një protestues shton pikëpyetjet dhe dyshimet mbi mënyrën se si po organizohet pjesëmarrja në protestat e dhunshme LEXO edhe...Protestat në Shqipëri, Komisioni Evropian dënon dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve: Reagimi i policisë të jetë proporcional! Dhunuesit të përgjigjen para ligjit Në videon e publikuar nga Gazeta Tema, një i ri pranon se ka ardhur nga jashtë për të marrë pjesë në protestë dhe se biletën e avionit ia kanë paguar të tjerë, sepse ai vetë nuk kishte mundësi ta përballonte vetë udhëtimin. “Erdha vetë dje, do qëndroj disa ditë për protestë, sepse nuk mundesha që thjesht ta shija dhe mos vija... Biletën ma kanë paguar. Nuk e përballoja dot biletën”, thotë ai në një prononcim për mediat. Por kush ia ka paguar biletën? Këtë i riu nuk e sqaron. Deklarata vjen pikërisht në kohën kur pjesëmarrja e personave të ardhur nga jashtë është kthyer në pjesë të debatit politik për protestat e dhunshme, duke konfirmuar se të paktën në këtë rast, shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrjen në protestë janë mbuluar nga dikush tjetër dhe duke ngritur pikëpyetje nëse në këtë mënyrë janë financuar edhe udhëtime të protestuesve të tjerë. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5715 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?