Lajme Zone
Video/ "Luftë" në sheshin 'Skënderbej', protestuesit sulmojnë me moltov policët dhe makinat ujëhedhëse
PolitikëPamfleti

Video/ "Luftë" në sheshin 'Skënderbej', protestuesit sulmojnë me moltov policët dhe makinat ujëhedhëse

Policia ka futur automjetet ujëhedhëse në shesh dhe po përdor ujin me presion për të shpërndarë turmën, por demonstruesit nuk janë tërhequr.

Kaos në qendër Tensionet arrijnë kulmin në qendër të Tiranës. Policia ndërhyn me ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit, por turma nuk tërhiqet. Disa të rinj hedhin koktej Molotov dhe tentojnë të marrin kontrollin e automjeteve të policisë, duke u ngjitur mbi to. Sheshi Skënderbej është kthyer në një tjetër vatër përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Policia ka futur automjetet ujëhedhëse në shesh dhe po përdor ujin me presion për të shpërndarë turmën, por demonstruesit nuk janë tërhequr.

Përballja është përshkallëzuar kur disa të rinj kanë hedhur koktej Molotov në drejtim të ujëhedhëseve. Të tjerë kanë shkuar edhe më tej, duke u ngjitur mbi automjetet e policisë dhe duke tentuar të marrin kontrollin e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, një numër i madh protestuesish vijon të qëndrojë në Sheshin Skënderbej, ku përplasjet po zhvillohen në afërsi të automjeteve ujëhedhëse.

Situata vjen pas disa orësh tensionesh në zona të ndryshme të kryeqytetit. Më herët, policia përdori gaz lotsjellës përpara Ministrisë së Brendshme, ndërsa protestuesit hodhën molotovë, gurë dhe mjete tymuese. Përplasje u regjistruan edhe te Blloku i Ministrive.

Gjatë ditës, forcat e rendit i ndoqën demonstruesit nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës, duke i shtyrë drejt Bulevardit “Zogu i Parë”, Unazës dhe zonës së Zogut të Zi. Megjithatë, qindra të rinj u rikthyen në qendër dhe u grumbulluan në Sheshin Skënderbej.

Ndërhyrja me ujëhedhëse nuk e ka shpërndarë turmën, ndërsa tentativat e disa protestuesve për t'u ngjitur mbi automjetet policore kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përplasjes.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa përballja në Sheshin Skënderbej vazhdon mes ujit me presion dhe sulmeve me koktej Molotov. screenshot 22 screenshot 21 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përshkallëzohet protesta, Policia fut autobotet në sheshin “Skënderbej”; përdor gaz dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës 18 Tetor 2026, 17:3017:30Aktualitet Nuk stepen nga gazi dhe përplasjet me policinë, qindra të rinj mblidhen në Sheshin Skënderbej! 18 Tetor 2026, 17:2217:22Aktualitet Receta ballkanike e pushtetit jetëgjatë 18 Tetor 2026, 17:1617:16Aktualitet Kaos te blloku i ministrive, protestuesit sulmojnë policinë me molotovë 18 Tetor 2026, 17:1817:18Aktualitet Policia sulmon me gaz lotsjellës protestuesit pranë Ministrisë së Brendshme, përplasje me molotovë dhe gurë 18 Tetor 2026, 17:1017:10Aktualitet Policia i ndoqi nëpër rrugë e lagje, por protestuesit rikthehen masivisht në Bulevard 18 Tetor 2026, 16:5716:57Aktualitet