RENEA te Kryeminsitria Për të dytën ditë radhazi, forcat speciale RENEA janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, këtë herë me fokus sigurinë e godinës së Kryeministrisë. Sot policia deklaroi se ndërhyrja e djeshme lidhej me informacione për vrasje apo krime të mundshme gjatë protestës. Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon mes përplasjeve të forta me policinë.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen automjete të blinduara të vendosura pranë hyrjes së Kryeministrisë, ku forcat speciale janë pozicionuar për të garantuar sigurinë e godinës. Po ashtu ka dhe pjesëtarë të RENA të armatosur. Blindat e RENA Kjo është dita e dytë radhazi që RENEA angazhohet gjatë protestave në kryeqytet. Prania e saj bie në sy veçanërisht pas shpjegimit që Policia e Shtetit dha sot për dislokimin e një dite më parë. Forcat RENEA Sipas policisë, vendimi për të angazhuar forcat speciale gjatë protestës së djeshme erdhi pas informacioneve se mund të kryheshin vrasje apo krime të tjera. Autoritetet e paraqitën këtë informacion si arsyen e ndërhyrjes së RENEA-s.
Ndërkohë, situata e sotme paraqet një zhvillim tjetër. Forcat speciale janë rikthyer në bulevard dhe automjetet e blinduara janë vendosur te hyrja e Kryeministrisë, me detyrë ruajtjen e objektit qeveritar.
Dislokimi i tyre vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar në disa zona të Tiranës. Gjatë ditës, demonstruesit kanë hedhur koktej Molotov, gurë dhe mjete tymuese, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse.
Përplasje janë regjistruar në Sheshin Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme dhe te Blloku i Ministrive. Në Rrugën “Mine Peza”, protestuesit sulmuan me molotov edhe Komisariatin Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në katin e parë të godinës.
Në këtë situatë, rikthimi i RENEA-s dhe vendosja e blindave te Kryeministria shtojnë masat e sigurisë rreth selisë së qeverisë, ndërsa protesta hyn në një tjetër fazë tensionesh.
Ndryshe nga dje, kur policia e lidhi angazhimin e forcave speciale me informacionet për krime të mundshme, prania e tyre sot është përqendruar te mbrojtja e Kryeministrisë. Ende nuk është bërë publik ndonjë shpjegim tjetër për këtë dislokim.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa hyrja e godinës së qeverisë ruhet tashmë edhe nga forcat speciale RENEA dhe automjetet e tyre të blinduara.renea phototuneai 1792342956 phototuneai 1792342987 screenshot 38 302404ca 539d 4372 9c73 8e51bd1f648c screenshot 37 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të dëgjohen”, Dhoma e Avokatisë: Heshtja nuk është zgjidhje e problemeve! 18 Tetor 2026, 18:4118:41Aktualitet Nuk tërhiqen protestuesit, rinisin përplasjet në bulevard 18 Tetor 2026, 18:3318:33Aktualitet Zjarri në Komisariatin Nr. 3, plagosen tre efektivë policie 18 Tetor 2026, 18:3118:31Aktualitet Protesta në Kryeqytet, reagon Komuniteti Mysliman: Shmangni dhunën, institucionet tu përgjigjen kërkesave të qytetarëve 18 Tetor 2026, 18:1518:15Aktualitet Tirana në kaos total/ Sulmohet Komisariati nr.3, i vihet zjarri katit të parë (Video) 18 Tetor 2026, 18:1518:15Aktualitet Komisioni Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën, ndërhyrja e policisë duhet të jetë proporcionale! 18 Tetor 2026, 18:1118:11Aktualitet

