Edi Rama / Të shtunën, strukturat e policisë, të mbështetura nga banditë me uniforma e leva hekuri, u përleshën 12 orë me protestuesit, duke lënë pa mbrojtje Kuvendin, ministritë e gjykatat. Të dielën, selia e PS-së u mbush me banditë me maska të zeza e shkopinj bejsbolli. Socialistët e ndershëm ftohen të distancohen nga 'monstra' Rama dhe banda 'Rilindja'... Ditën e shtunë, të gjitha strukturat e policisë, të mbështetura nga banditë me uniforma e maska të zeza dhe leva hekuri, u përleshën 12 orë me protestuesit, në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë, ndërsa lanë pa mbrojtje Kuvendin, ministritë, gjykatat, bankat e bizneset.
Ditën e dielë, shqiptarët panë që selia e PS-së ishte mbushur me një "ushtri" banditësh me veshje e maska të zeza dhe shkopinj bejsbolli, të mbështetur nga Policia e Shtetit, të gatshëm për të masakruar protestuesit.
Këtu nuk është çështja vetëm te skandali që Edi Rama po e përdor pushtetin, policinë dhe bandat e krimit për të mbrojtur vetëm zyrën e tij kryeministrore, partiake, sarajet në Surrel, bankën e Lindës dhe bizneset e Olsit.
Por te turpi që socialistët po heshtin dhe po lejojnë kryetarin e dalë mendsh; që për kolltukun e bythës së tij nuk pranon të dorëhiqet, për t'i dhënë fund krizës së rëndë që ka autorësinë e tij.
Krizën e ka shkaktuar Edi Rama me bandën e tij në PS e qeveri, duke "derdhur kupën" e korrupsionit, të grabitjes së buxhetit e pasurive, të ligjeve e vendimeve klienteliste, padrejtësitë, varfërinë, monopolet, fuqizimin e oligarkëve dhe bashkimin e pushtetit me krimin e organizuar.
Shenjat janë që për pushtetin e tij personal, Edi Rama po e çon situatën si në vitin 1997, kur Sali Berisha vërsuli policinë, SHIK-un e kriminelët kundër popullit dhe ndodhi ajo makër që e dimë.
Disa socialistë ish-drejtues dinjitozë të PS-së, ish-deputetë e titullarë të qeverisjes së saj, kanë reaguar duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen dhe kalimin në zgjedhje, si e vetmja mundësi për t'i dhënë fund krizës, kaosit dhe përleshjes së dhunshme shtet-popull.
Socialistët e vërtetë idealistë e të ndershëm, të cilët janë rreth 100 mijë dhe nuk kanë asnjë lidhje morale, korruptive e kriminale me sektin "Rilindja" në krye të PS-së, kanë shansin të distancohen nga "monstra" Edi Rama dhe banda e tij mafioze.
Sepse prej 21 vitesh në krye të partisë, sidomos gjatë 14 viteve kryeministër, Edi Rama ka tjetërsuar PS-në e qeverinë në strukturë mafioze, vënë në shërbim të sundimit e interesave të tij.
Realisht, tashmë Edi Rama është i fuqishëm brenda partisë, sepse ka krijuar një perandori financiare, një strukturë kriminale të përbindshme në territor dhe një klikë me ministra, deputetë e drejtues strukturash partie, që i binden çdo urdhëri e perversiteteve të tij.
Nuk besojmë se Edi Rama do të ketë mundësi të marrë përsëri pushtet me vota të lira, edhe sikur të pesëfishojë numrin e bandave të krimit, sepse reagimi popullor i këtyre ditëve po tregon se nuk do ta lejojnë shqiptarët dhe nuk do ta mbrojnë dot as shefat pazarxhinj të BE-së.
Edi Ramës i ka afruar ora e daljes nga politika, dhe nuk dihet nëse do të jetë subjekt i drejtësisë për aferat korruptive që ka bërë me fondet e pasuritë publike dhe për ligjet e vendimet klienteliste.
Por një gjë është fakt: Edi Rama dhe banda e tij "Rilindja" i kanë shkaktuar aq degradim moral PS-së, sidomos me shkaktimin e këtij kaosi me dhunë shtetërore ndaj popullit, sa socialistët po etiketohen "dele e bindur dhe e zezë" e Edi Ramës.
Në këtë situatë, socialistët e pastër që janë qindra mijëra, kanë shansin të distancohen nga kryetari i tyre Edi Rama "monstër" i çdo poshtërsie dhe nga banda e tij "Rilindja".
Mosdistancimi nga shkatërruesit e partisë dhe të Shqipërisë, për PS-në do të ketë pasoja qysh në zgjedhjet e radhës vendore, ose qofshin të parakohshme parlamentare.
Nuk e kemi fjalën për distancimin e Peleshit, Kumbaros, Gonxhes, Manastirliut, Çuçit, Xhaçkës, Klosit e lukuni hajdutësh, sepse janë zhytur në afera, por as për distancime teatrale si i Spiropalit.
E kemi fjalën për distancimin nga Edi Rama dhe banda e tij, të socialistëve të ndershëm e idealistë që janë në PS, të cilët duhet të bashkohen me socialistët që u përzunë nga banda "Rilindja", sepse vetëm kështu mund të shpëtojnë PS-në dhe ta pastrojnë moralin e saj nga "llumi" i sektit "Rilindja"./Pamfletisocialistët e vërtetë monstra edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Dhëndrushi” kërkon të përfitojë nga lëvizja studentore/ Dosja “Partizani” dhe fshehja pas prestanome-ve në lejet e kullave që i dha Edi Rama 16 Tetor 2026, 11:4411:44Anti-Mafia Studentët në protestë, Arben Muçobega i Mirela Kumbaros merr një tjetër leje për 3 pallate e hotel në Himarë 15 Tetor 2026, 10:5510:55Anti-Mafia “Më mori 22 mijë euro”/ Denoncohet për mashtrim avokati Adrian Leka, kandidat për KLGJ dhe anëtar i bordit të Universitetit të Shkodrës 14 Tetor 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Edi Rama krijon operatorin për të zhdukur pasuritë dhe financat e shoqërive me aksione shtetërore dhe shtet-privat 14 Tetor 2026, 10:4310:43Anti-Mafia OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë; 160 miliardë nga taksat në 13 vjet për tellallët e Edi Ramës 13 Tetor 2026, 13:2913:29Anti-Mafia Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec 12 Tetor 2026, 17:0717:07Anti-Mafia

