Në shkrimin tim pararadhës, bëra një përmbledhje të përpjekjeve të dikurshme të dështuara për sfidimin e binomit PS-PD në Shqipëri. Dhe për referencë metaforike, përdora dramën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett (ku dy personazhet kryesorë presin më kot që një farë Godoje t’i shpëtojë). Në situatën aktuale, duket se është krijuar legjenda urbane që pas këtyre protestave të dhunshme fshihet një “Godo” shpëtimtar, i cili don ta çlirojë vendin nga dara 35 vjeçare PS-PD. Dhe në fakt, nga sondazhi im më i fundit, rezultoi se gjysma e shqiptarëve brenda vendit nuk janë gati të votojnë për asnjë nga dy komponentët e binomit PS-PD. LEXO edhe...Protestat në Shqipëri, Komisioni Evropian dënon dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve: Reagimi i policisë të jetë proporcional! Dhunuesit të përgjigjen para ligjit Në këto kushte, ky “Godoja” shpëtimtar duhet të dalë hapur, dhe ta thotë se si do ta shpëtojë Shqipërinë. Thjesht t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme: · A don ta marrë pushtetin me dhunë apo me zgjedhje? · Në qoftë se me zgjedhje, e do pas 45 ditëve (sipas Kushtetutës)? · Në qoftë se me zgjedhje, e do pas 1 viti me qeveri teknike (me çfarë përbërje)? · Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, cilët njerëz do të ketë rrutull tij në postet kyçe? · Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do ta rrisë mirëqënien e 1.18 milionë shqiptarëve që kanë shpenzime familjare më të vogla se mesatarja 1000 euro në muaj (sipas INSTAT-it)? · Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do t’i plotësojë kërkesat e studentëve që duan të blejnë apartamente fill pasi të marrin diplomat? · Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do t’i plotësojë kërkesat e fermerëve që duan mbështetje financiare si në BE, pa qenë në BE? · Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do t’i nxisë çiftet e reja që të lindin sa më shumë fëmijë (që të frenohet rënia e popullsisë)? · Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, çfarë do të bëjë me dhjetra mediat dhe qindra portalet aktuale? Lista e pyetjeve mund të vazhdojë gjatë, por sado e gjatë të jetë ajo, “Godoja” do t’i ketë bërë gati përgjigjet me ChatGPT. Thjesht i mban në sirtar… U.D/ReportTv.al Eduard Zaloshnja protestat kunder qeverise chat gpt Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5715 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

