Flakët vijojnë të përhapen në Kaçinar të Mirditës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe situata mbetet shqetësuese.
Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë kontrollin e zjarrit. Në disa zona, flakët vijojnë të jenë aktive, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të territorit.
Ndërhyrja në terren vijon, por përmasat e zjarrit dhe kushtet e vështira po e komplikojnë situatën. Frika kryesore mbetet përhapja e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera dhe zonave të banuara.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa banorët ndjekin me shqetësim përparimin e zjarrit.

