Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm


Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu mesditën e së dielës dhe u vu nën kontroll vetëm në orët e vona të mbrëmjes, pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse të Vlorës, Policia e Shtetit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Emergjencat Civile, si edhe dhjetëra qytetarë, të cilët ndihmuan në izolimin e fl

Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu mesditën e së dielës dhe u vu nën kontroll vetëm në orët e vona të mbrëmjes, pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse të Vlorës, Policia e Shtetit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Emergjencat Civile, si edhe dhjetëra qytetarë, të cilët ndihmuan në izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të pyllit. LEXO edhe...Vlorë/ Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Burime nga hetimi bëjnë me dije se flakët kanë nisur në brendësi të Pyllit të Sodës, Më pas, të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Për shkak të terrenit dhe temperaturave të larta, operacioni i shuarjes zgjati për disa orë. Ekipet punuan pa ndërprerje për të krijuar breza sigurie dhe për të izoluar vatrat më problematike, duke shmangur rrezikun që zjarri të përhapej drejt zonave të tjera. Edhe pse flakët janë neutralizuar, situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në disa pjesë të pyllit vijojnë të digjen trungje dhe rrënjë pemësh, duke krijuar vatra të vogla që mund të riaktivizohen nëse favorizohen nga era. Pamjet e filmuara në zonë tregojnë qartë dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarri. Sipërfaqe të tëra me pisha janë shkrumbuar, ndërsa tymi vijon të dalë nga pemët e djegura. Forcat e angazhuara do të qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të çdo vatre, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit vazhdojnë. P.J/E.H/ReportTv.al zjarret 2026 pylli i sodes Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 4977 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?