Mbi 300 mijë persona është numri i të evakuarve në Spanjën dhe Francë nga zjarret masive të ditëve të fundit. Autoritetet në Spanjë e kanë cilësuar situatën, si valën më të madhe dhe më komplekse të zjarreve pyjore në historinë e vendit e cila ka djegur deri tani mbi 80 mijë hektarë tokë. LEXO edhe...I refuzuar dhe i rritur në varfëri, ylli i ri i Real Madridit i shkruan së motrës që ia helmuan! Yan Diomande: Çdo gjë në fushën e futbollit e bëj për ty Në fundjavë u shpall gjendja e jashtëzakonshme kombëtare në Madrid, Ávila dhe Toledo ndërsa vatra të reja u shfaqën edhe drejt bregdetit, në Castellón dhe Valencia. Spanja ka aktivizuar forcat elitë të ndërhyrjes pasi zjarret përhapen shumë shpejt. Numri i evakuimeve cilësohet si i pazakontë, 90 mijë persona janë evakuuar në Madrid, Ávila e Toledo, ndërsa 15 mijë të tjerë në Valencia. Që nga fillimi i vitit, zjarret në Spanjë kanë shkatërruar 150 mijë hektarë tokë dhe kanë shkaktuar 13 viktima. Në Francë zjarret po i afrohen qytetit të Bordeaux-së, kryeqendrës së rajonit Zhirondë, më i prekuri nga zjarret. Sipas Reuters, rreth 220 mijë të evakuuar janë larguar nga banesat deri më tani vetëm në zonën e Bordeaux ku flakët sipas vlerësimeve raportohen vetëm 15 km larg banesave. AP raporton se flakët aty kanë përfshirë rreth 42 mijë hektarë pyje, një sipërfaqe afërsisht katër herë më e madhe se qyteti i Parisit. Autoritetet presin një valë tjetër të të nxehtit në ditët në vijim që pritet ta përkeqësojë situatën. P.J/ReportTv.al Europë zjarret 2026 france spanje Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30.2% Nuk e di 7% Vota total: 5088 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

