Lajme Zone
Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike
Të tjeraReport TV

Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike

Ngjarja u konstatua gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë po zhvillojnë në Potam dhe Dhërmi, në kuadër të planit të masave për sezonin veror dhe monitorimit të ndotjes akustike.

Një beach bar në Potam është ndëshkuar me 200 mijë lekë gjobë, ndërsa pronari, muzikanti dhe katër klientë kanë përfunduar nën hetim, pasi muzika vijoi të luhej në lokal edhe pas orës 24:00. Ngjarja u konstatua gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë po zhvillojnë në Potam dhe Dhërmi, në kuadër të planit të masave për sezonin veror dhe monitorimit të ndotjes akustike. Sipas Policisë, në momentin e verifikimit, në beach bar muzika vijonte të luhej në orën 00:30, në kundërshtim me ligjin "Për administrimin e zhurmës në mjedis". LEXO edhe...Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm Për këtë shkelje, pronari i subjektit, 37 vjeçari me inicialet S. R.,u ndëshkua me masë administrative prej 200 mijë lekësh. Më pas, ai u procedua penalisht së bashku me muzikantin e lokalit dhe katër klientë, pasi, sipas Policisë, kishin prishur qetësinë publike dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve për të ndërprerë aktivitetin me muzikë. Policia bën të ditur se kontrollet dhe matjet në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë vijën bregdetare. U.D/ReportTv.al plazh himare sarande Vlore beach bar policia potam Dhermi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 5193 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?