Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.MARATONA E KËNGËS 2026 NË MALIQ, RITËM DHE ARTISTË TË NJOHUR LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Vala Fest’ në bregdetin e Shëngjinit! ‘Akordet e Jonit’, koncert në Dhërmi Yjet më të mëdhenj të muzikës shqiptare zbresin në skenën e Bulevardit “Rinia” në Maliq mbrëmjen e nesërme në orën 20:30 në Maratonën e Këngës 2026, për një natë plot ritëm, emocione dhe atmosferë të paharrueshme. 2. FESTA E ROSKOVECIT, NJË JAVË AKTIVITETE NË SHESHIN “BAZAAR” Roskoveci vijon festimet tradicionale deri më 31 korrik. Çdo mbrëmje, nga ora 21:00 deri në 23:00, Sheshi “Bazaar” do të mirëpresë aktivitete festive dhe artistike për banorët dhe vizitorët në Festën e Roskovecit. 3. “AVENTURAT E ËINNIE POOH” NGA TEATRI I KUKULLAVE NË LUSHNJË Teatri i Kukullave vijon udhëtimin nëpër Shqipëri me shfaqje të Teatrit Lëvizës. Nesër, më 28 korrik në orën 20:00, në Pedonalen e Lushnjës do të vijë shfaqja “Aventurat e Winnie Pooh”. 4. “JETA SHPIRTËRORE” NGA ALBERTO MORAVIA, BISEDË TE “DUA” “Jeta Shpirtërore” nga Alberto Moravia është libri për të cilin do të diskutohet te Qendra DUA në Tiranë, nesër në orën 18:30. “Jeta Shpirtërore” është një vepër që na fton të eksplorojmë thellësitë e shpirtit njerëzor, krizën e identitetit, dëshirën, vetminë dhe kërkimin e kuptimit në një botë plot kontradikta. P.J/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30.2% Nuk e di 7% Vota total: 5088 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

