Lajme Zone
Zjarri në Pukë/ Ministria: Terren i vështirë malor, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Pukë/ Ministria: Terren i vështirë malor, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me zjarrin në fshatin Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë. Mësohet se momentalisht po vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për menaxhimin e vatrës së zjarrit, në një terren të vështirë malor. Sipas Ministrisë, në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjo

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me zjarrin në fshatin Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë. Mësohet se momentalisht po vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për menaxhimin e vatrës së zjarrit, në një terren të vështirë malor.

Sipas Ministrisë, në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të FA-së. Aktualisht vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Për shkak të situatës, ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore./CNA Përhapet zjarri në Pukë/ Urdhërohet evakuimi urgjent i banorëve

20 Gusht, 17:59 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.