Lajme Zone
Zjarri masiv në Pukë, reagon “Mbrojtja”: Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, nis evakuimi i banorëve. Përparësi fëmijët dhe të moshuarit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri masiv në Pukë, reagon “Mbrojtja”: Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, nis evakuimi i banorëve. Përparësi fëmijët dhe të moshuarit

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, ku flakët janë përhapur në një terren të vështirë malor.

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, ku flakët janë përhapur në një terren të vështirë malor. Në terren janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë. Operacioni mbështetet gjithashtu nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, një automjet zjarrfikës dhe tre helikopterë të FA-së. Ndërhyrja nga ajri vijon aktualisht me helikopterë, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, ka nisur edhe evakuimi i banorëve më të ekspozuar, me përparësi fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Sipas autoriteteve, falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar. Megjithatë, operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës dhe eliminimin e vatrave të mbetura. Procesi i evakuimit dhe operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.

AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb