Gazetari Filip Çakuli, i dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, tanimë nuk do të drejtojë më emisionin “Fiks Fare”. Mësohet se Çakuli do të jetë në krah të administratores së “Top Channel”, Lori Hoxha.
CNA ka mundur të konfirmojë nga burime zyrtare se Filip Çakuli do të ketë një post të rëndësishëm pas një riformatimi që do t’i bëhet emisionit “Fiks Fare”.
Pas marrjes së të drejtave të transmetimit të Champions League nga “Top Channel”, duket se lëvizjet kanë qenë thuajse të detyruara.
Jo vetëm emisioni “Fiks Fare”, por edhe ‘Top Story” do të ketë disa lëvizje. Pritet që të ketë ndryshime në drejtimin e “Fiks Fare”, ku pritet një tjetër gazetare në krye të tij,ndërsa pritet edhe një riformatim pas gati 25 vitesh, por jo një largim të stafit.
Gjithçka pritet të zbulohet javën e ardhshme.
Ndërkohë, zëvendësdrejtuesja e ‘Fiks Fare’, Denisa Haxhiaj pritet të marrë një detyrë të rëndësishme për të drejtuar një nga departamentet kryesore në “Top Channel”./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

