Lajme Zone
Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerojë perimetrin/ Angazhohen dhjetëra forca për izolimin e flakëve (VIDEO)
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerojë perimetrin/ Angazhohen dhjetëra forca për izolimin e flakëve (VIDEO)

Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Lofkënd–Ngraçije, në Bashkinë Mallakastër, vijon të jetë aktive dhe ka nisur operacioni për izolimin e saj. Në terren janë angazhuar 30 trupa të Forcave të Armatosura, 10 punonjës të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 5 efektivë të MZSH-së dhe një automjet zjarrfikës.

Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Lofkënd–Ngraçije, në Bashkinë Mallakastër, vijon të jetë aktive dhe ka nisur operacioni për izolimin e saj.

Në terren janë angazhuar 30 trupa të Forcave të Armatosura, 10 punonjës të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 5 efektivë të MZSH-së dhe një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, në pjesën tjetër të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë.

Sipas të dhënave nga terreni, vijon zgjerimi i perimetrit të zjarrit, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i flakëve është paraqitur më i ulët. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb