Lajme Zone
Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerohet, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerohet, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve

Zjarri që ka përfshirë ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije në Bashkinë Mallakastër vijon të zgjerojë perimetrin, ndërsa mëngjesin e sotëm është intensifikuar operacioni për izolimin e flakëve.

Zjarri që ka përfshirë ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije në Bashkinë Mallakastër vijon të zgjerojë perimetrin, ndërsa mëngjesin e sotëm është intensifikuar operacioni për izolimin e flakëve. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i zjarrit është më i ulët.

30 trupa të FA-së

10 efektivë të Policisë Bashkiake

15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike

5 efektivë të MZSH-së

1 automjet zjarrfikës

Në pjesën tjetër të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos me dy mjete dhe 10 efektivë.

Vatra e zjarrit vazhdon të zgjerojë perimetrin, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti është më i ulët. Top Channel