Lajme Zone
Zjarri në Krujë/ Evakuohen banorët në lagjen “Abaze”, ndërhyrje me helikopter për izolimin e vatrave
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Krujë/ Evakuohen banorët në lagjen “Abaze”, ndërhyrje me helikopter për izolimin e vatrave

Gjatë natës, si rezultat i përhapjes së madhe të flakëve në lagjen Abaze, është bërë evakuimi i banorëve.

Gjatë natës, si rezultat i përhapjes së madhe të flakëve në lagjen Abaze, është bërë evakuimi i banorëve.

Disa forca zjarrfikëse, ato të ushtrisë, kanë operuar në zonë me qëllim mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Mëngjesin e sotëm, një helikopter nis operacionin nga ajri, duke mundësuar izolimin e vatrave të zjarrit. Yllka Sheta, nënkryetari i Bashkisë Krujë, tregon për një koordinim të operacioneve me grupet zjarrfikëse, ato të policisë, që ndihmuan banorët për evakuim.

Në zonat e tjera, si në “Bojë” dhe “Halilaj”, situata është nën kontroll.

Në lagjen “Abaze” janë të përqendruara të gjitha forcat për neutralizimin e zjarreve./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet krujezjarr