Lajme Zone
Zjarri në Fier-Levan, deputeti Kurti: Situata e rënduar, në terren 10 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Fier-Levan, deputeti Kurti: Situata e rënduar, në terren 10 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë

Deputeti i PS-së, Ramion Kurti, ishte i pranishëm në rrugën që lidh Fierin me Levanin, ku prej mesditës së kësaj të premteje ka shpërthyer një vatër zjarri.

Deputeti i PS-së, Ramion Kurti, ishte i pranishëm në rrugën që lidh Fierin me Levanin, ku prej mesditës së kësaj të premteje ka shpërthyer një vatër zjarri. Kurti raportoi se prej rreth 5 orësh në zonë po zhvillohet një betejë me flakët. Ai tha se situata është e rënduar, por në terren ka angazhim maksimal për vendosjen e zjarrit nën kontroll. Sipas deputetit, në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga dy helikopterë dhe forca të Policisë së Shtetit. Kurti u shpreh se era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka bërë që zjarri të avancojë me shpejtësi, ndërsa theksoi se pritet që situata të vendoset nën kontroll. Situatë e rëndë në Qafën e Koshovicës në Fier, përfshihet nga flakët një godinë e pabanuar (VIDEO)