Lajme Zone
Flakët ‘pushtojnë’ Jugun/ Himara në alarm, situatë e rënduar në Levan dhe Gjirokastër!
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Flakët ‘pushtojnë’ Jugun/ Himara në alarm, situatë e rënduar në Levan dhe Gjirokastër!

Në Himarë, situata paraqitet e rënduar, ku zjarri po përparon me shpejtësi dhe ka përfshirë një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera në zonë.

Zjarri në Himarë Situata e zjarreve është rënduar në jug të vendit, ku tri vatra të fuqishme janë aktive në Himarë, Picar të Gjirokastrës dhe zonën Drizë-Radostinë-Levan në Fier. Jugu i Shqipërisë po përballet me disa vatra të fuqishme zjarri, të cilat kanë avancuar pranë zonave të banuara në Himarë, Picar të Gjirokastrës dhe në zonën Drizë-Radostinë-Levan të Fierit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në disa prej vatrave, ndërsa terreni dhe dendësia e bimësisë vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në Himarë, situata paraqitet e rënduar, ku zjarri po përparon me shpejtësi dhe ka përfshirë një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera në zonë.

Në Fier po ndërhyjnë edhe Forcat e Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Himarë, digjet një banesë dhe rrezikohen disa të tjera

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Himarës, ku flakët janë përhapur në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Era e fortë që fryn në zonë ka favorizuar avancimin e zjarrit, ndërsa flakët janë afruar pranë zonës së banuar dhe sipërfaqeve me pemëtari.

Nga përhapja e zjarrit është djegur një banesë dhe po rrezikohen disa të tjera. Forcat në terren po përqendrojnë ndërhyrjen te pengimi i avancimit të flakëve drejt shtëpive dhe pronave të tjera. Zjarri në Himarë Në operacion janë përfshirë edhe banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit në përpjekjet për të kufizuar vatrën.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë, zjarrfikësit kanë kërkuar përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive fqinje dhe po ashtu ndërhyrjen e ushtrisë.

Ndërhyrja është përqendruar te krijimi i një perimetri mbrojtës për zonën e banuar dhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen pranë vatrës.

Gjirokastër, flakët në Picar afrohen pranë banesave

Një tjetër vatër zjarri është aktive në fshatin Picar të Gjirokastrës, ku flakët kanë përfshirë zonën pyjore në hyrje të fshatit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me dendësi të lartë shkurresh dhe pylli dhe ndodhet në afërsi të zonës së banuar. Pas njoftimit për zjarrin, drejt Picarit janë nisur dy grupe të shërbimit zjarrfikës.

Pas mbërritjes në terren, zjarrfikësit kanë konstatuar se karakteristikat e zonës dhe dendësia e bimësisë e vështirësojnë ndërhyrjen për izolimin e flakëve. Shqetësimi kryesor lidhet me distancën e vogël mes vatrës dhe fshatit. Nëse zjarri vijon të avancojë, flakët mund të rrezikojnë banesat. Edhe era mund të ndikojë në drejtimin dhe shpejtësinë e përhapjes së zjarrit.

Për këtë arsye, shërbimi zjarrfikës ka shtuar forcat. Dy grupe po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa një grup i tretë është nisur për t'iu bashkuar operacionit.

Levan, evakuohen 10 familje dhe tre persona paraqiten me shenja asfiksie

Situatë problematike, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, paraqitet në qarkun e Fierit, ku zjarri ka përfshirë zonën Drizë-Radostinë dhe ka avancuar në drejtim të Levanit.

Flakët janë përhapur në sipërfaqe me ullishte dhe shkurre, ndërsa gjatë avancimit të tyre kanë rrezikuar banesa, biznese dhe një pikë karburanti. Për shkak të rrezikut, autoritetet kanë evakuuar 10 familje.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në Drizë-Radostinë janë angazhuar 55 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacioni po mbështetet nga ajri edhe me dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Terreni i thyer po vështirëson hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa pjesë të zonës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka krijuar probleme edhe për shkak të tymit të dendur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se tre persona janë paraqitur me shenja asfiksie për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Memorial Fier. Sipas njoftimit të ministrisë, në terren janë angazhuar nëntë mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan.

Spitali Rajonal Fier ka dërguar gjithashtu dy autoambulanca me personel shëndetësor, të cilat qëndrojnë në terren për t'iu përgjigjur rasteve që mund të kërkojnë ndërhyrje.

Flakët kanë avancuar në drejtim të Liqenit të Levanit dhe kanë rrezikuar disa biznese dhe një pikë karburanti. Për shkak të afrimit të zjarrit, në disa prej bizneseve pranë zonës së rrezikuar janë larguar punonjësit, klientët dhe pajisjet.

Tymi i dendur ka ndikuar edhe në qarkullimin në aksin Fier-Levan dhe në zonën e Qafës së Koshovicës. Për shkak të situatës është ndërprerë përkohësisht edhe lëvizja e trenave.

Forcat në terren po punojnë për të penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe objekteve, ndërsa dy helikopterët e Forcës Ajrore po mbështesin ndërhyrjen nga ajri.

Ndërkohë 'lufta' me zjarret vijon.zjarret ne jug himare ushtria a2dff9eb e872 4b4f b943 a04da8ac0c63 87ce121c d2bb 4cbc 98d3 03aa40fb4df1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Video/ Zjarri merr përmasa të frikshme në Himarë, digjet një banesë 4 Shtator 2026, 21:3321:33Aktualitet Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës 4 Shtator 2026, 21:1521:15Aktualitet Zjarr i përmasave të mëdha në Himarë, rrezikohen banesat 4 Shtator 2026, 21:0421:04Aktualitet Nga Shqipëria në Kubë e SHBA, rezistenca popullore që po sfidon rendin e ri të Trump 4 Shtator 2026, 20:4920:49Aktualitet U arrestua në protestë, Arben Kola flet pas lirimit: U bë me urdhër të Edi Ramës! 4 Shtator 2026, 20:3820:38Aktualitet Zjarr në Picar të Gjirokastrës, flakët u afrohen banesave 4 Shtator 2026, 20:2120:21Aktualitet