Lajme Zone
Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë dhe rrezikohen 40 shtëpi të tjera, banorët apel për ndihmë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë dhe rrezikohen 40 shtëpi të tjera, banorët apel për ndihmë

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe 40 banesat të tjera në zonë.

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe 40 banesat të tjera në zonë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë. Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje

Aktualitet Top Channel