Lajme Zone
Zjarri në Drenije të Patosit avancon drejt Gjinoqarës dhe Ngracies, ndërhyrje edhe nga ajri
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Drenije të Patosit avancon drejt Gjinoqarës dhe Ngracies, ndërhyrje edhe nga ajri

Vijon me intensitet të lartë zjarri në fshatin Drenije, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Vijon me intensitet të lartë zjarri në fshatin Drenije, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Flakët kanë përfshirë masivin pyjor me pisha dhe gjatë natës janë zgjeruar në thellësi të pyllit, duke avancuar në drejtim të fshatrave Gjinoqarë dhe Ngracie.

Situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë, perimetrit të gjerë të vatrës dhe intensitetit të lartë të flakëve, çka e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren.

Aktualisht vijon puna për izolimin e zjarrit, ku janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, 1 autobot uji, 20 efektivë të MZSH-së, 15 forca të bashkisë dhe 30 trupa të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, reparti Poshnje.

Ndërkohë, për të frenuar përhapjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Forcat në terren vijojnë betejën me zjarrin, ndërsa era e fortë mbetet një prej faktorëve kryesorë që favorizon përhapjen e tij në masivin pyjor. Top Channel