Lajme Zone
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin e madh në qendër të Tiranës, çfarë mbeti pas kaosit. Nuk kursehen as semaforët
PolitikëTop Channel

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin e madh në qendër të Tiranës, çfarë mbeti pas kaosit. Nuk kursehen as semaforët

Zjarri i madh i ndezur mes sheshit “Skënderbej” dhe Rrugës së Kavajës është fikur pas afro një ore.

Zjarri i madh i ndezur mes sheshit “Skënderbej” dhe Rrugës së Kavajës është fikur pas afro një ore. Policia ka arritur të zmbrapsë protestuesit dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar, teksa në pamje duket qartë edhe çfarë ka mbetur pas kaosit, që është transferuar tashmë qindra metra më tutje, tek ministritë e Ekonomisë dhe e Brendshme.

Në foton e siguruar nga Top Channel shihet se nuk janë kursyer as semaforët, teksa njërin prej tyre kanë arritur ta shkulin dhe ta shkatërrojnë. Top Channel