Situata e zjarreve në zonën e Fierit vijon të jetë kritike, ndërsa flakët kanë rrezikuar banesa dhe zona të banuara në Levan, Zhupan, Radostinë dhe Fermë Çlirim.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, më shumë se 20 familje janë evakuuar nga zonat e prekura, ndërsa banorët po përballen me një natë të vështirë.
Një banor i zonës ka përshkruar situatën si tepër alarmante, duke bërë apel për ndërhyrje të menjëhershme të forcave zjarrfikëse. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Është një problem i madh, është djegur një lagje e tërë atje. Një shtëpi e madhe këtu. Po rrezikohet shumë. Është një natë shumë e vështirë përpara. Po digjet ferma, shtëpia. Duhet të vijnë zjarrfikëset nga e gjithë republika”, tha banori.
Flakët kanë shkaktuar panik te banorët, ndërsa përballja me vatrat e zjarrit vijon në terren. Autoritetet dhe ekipet e emergjencave janë të angazhuara për të mbrojtur banesat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave të tjera zjarrfikëse për të frenuar përhapjen e flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierzjarret
